Blen makinën e ëndrrave… për të mos e përdorur kurrë - Business Magazine Albania

Blen makinën e ëndrrave… për të mos e përdorur kurrë

Ka raste që koleksionistët blejnë makina dhe i trajtojnë si vepra arti, duke mos udhëtuar kurrë me to. Atyre u mjafton që makina që kishin fiksim kur ishin fëmijë apo adoleshentë, tashmë është në garazhin e tyre.

Ky është rasti i pronarit të një Porsche 911 Turbo, të vitit 1991, që praktikisht është një makinë e re. Në 32 vite, ky mjet ka përshkuar vetëm 574 kilometra dhe është njësoj si në vitin e blerjes.

Me shumë mundësi, makina nuk i ka provuar kurrë autobahn-et gjermane dhe nuk e ka arritur kurrë shpejtësinë e saj maksimale, që është rreth 270 km/h.

Lexo:Shefja e FMN thotë se rreziqet për stabilitetin financiar janë shtuar

Nuk dihet se si, por ky “xhevahir” ka mbërritur në Angli dhe aty shitet nga “Early911’s”, një qendër e specializuar për makinat klasike Porsche. a2news

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0