Bill Gates ka marrë sërish fronin e njeriut më të pasur në botë pas më shumë se 24 muajve.
Ai la pas Jeff Bezos, themeluesin e Amazon që tashmë renditet në vendit e dytë. Pasuria e këtij të fundit u lëkund pas divorcit me gruan e tij.
Bezos, vlera neto e të cilit mbetet 108.7 miliardë dollarë, ka shumë të ngjarë të ishte ende në krye nëse nuk do të ishte për divorcin e tij, sipas Bloomberg. Ish-gruaja e tij MacKenzie, përfitoi 52 miliardë dollarë nga marrëveshja e divorcit.
Microsoft gjithashtu mundi Amazon në kontratën 10 milion dollarëshe të Pentagonit, që çoi në rritjen e pasurisë së Bill Gates.
Lexoni gjithashtu:
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.