Bill Gates më tha diçka briliante 25 vjet më parë
Përditësuar së fundmi: 17/09/2019

Bill Gates më tha diçka briliante 25 vjet më parë

Share
nga Eridon Elshani
Sht 17, 2019
-Manages Business Mag Kosovo -Studies Philosophy at University of Prishtina
lexo me teper >

Shumë kohë më parë unë shkrova një libër mjaft të suksesshëm për stilin e menaxhimit të Silicon Valley. Si hulumtim për atë libër, unë intervistova CEO-të më të suksesshëm të asaj kohe, përfshirë këtu edhe Bill Gates.

Nga Geoffrey James, shkrimtar

Kjo ndodhi në kohën kur Microsoft përballej me një krizë ekzistenciale. Interneti ishte duke e ndryshuar mënyrën sesi njerëzit përdornin kompjuterët dhe Microsoft ishte ende i përqendruar kryesisht në softuer për desktop dhe laptopë.

Nëse Microsoft donte ta mbante suksesin e tij aktual, Gates do të duhej ta ndryshonte strategjinë e kompanisë. Kjo është shqetësuese për një start-up. Por, është një detyrë jashtëzakonisht e vështirë për një korporatë të madhe.

Lexoni: Bill Gates e mat suksesin me tre pyetje

Kështu që gjatë intervistës e pyeta Gates-in se cila ishte gjëja më e rëndësishme që ai po bënte si një CEO për të siguruar suksesin e vazhdueshëm të Microsoft. Ja çfarë më tha:

“Kultura jonë ushqen një atmosferë në të cilën lulëzon mendimi kreativ dhe punonjësit zhvillohen në potencialin e tyre të plotë. Në Microsoft, ju keni të gjitha burimet e jashtëzakonshme të një kompanie të madhe, megjithatë ende ekziston ajo ndjenja e një startup-i të vogël, ku me të vërtetë mund të bësh një ndryshim. Individët krijojnë ide dhe Microsoft bën të mundur që ato ide të bëhen realitet. Strategjia jonë ka qenë gjithmonë të punësojë individë të fortë, kreativë dhe të delegojë përgjegjësi dhe burime për ta, në mënyrë që ata të mund t’i kryejnë detyrat e tyre me sukses”.

Kjo është përmbledhja më e saktë e një menaxhimi të zgjuar që kam dëgjuar ndonjëherë. Ajo përfshin pikat kryesore: mendimin kreativ, zhvillimin personal, ekipet e vogla, delegimin e autoritetit dhe financimin e duhur.

Lexoni: Bernard Arnault tejkalon edhe Bill Gates. Bëhet personi i dytë më i pasur në botë.

Gates jo vetëm që e drejtoi Microsoft-in kah Interneti, ai gjithashtu lançoi xBox-in, deri tani kompjuterin më të suksesshëm të markës. Dhe ai i bëri të gjitha këto duke ruajtur dhe rritur bazën e përdoruesve të Windows dhe Microsoft Office.

Mendoni për këtë për një sekondë.

Sa kompani janë zgjeruar njëkohësisht në tre tregje krejtësisht të ndryshëm duke ruajtur dhe fituar kaq shumë para? Përgjigja: vetëm një. Microsoft nën drejtimin e Bill Gates.

Në fakt, mund të argumentojmë se suksesi i Microsoft bazohet në përqendrimin e Bill Gates-it thjesht në kulturën e kompanisë sesa në numra. Dhe ky është një mësim që vlen për drejtimin e çdo ndërmarrjeje.

Lexoni: Bill Gates tregon se si të punoni më mirë kur jeni të ngarkuar

Inc