Bill Gates ka një peng për Microsoft

Bill Gates ka një peng për Microsoft


Është njeriu më i pasur në botë dhe kompania e tij ndër më të fuqishmet në fushën e teknologjisë. Megjithatë, kur kthen kokën pas, Bill Gates ka një peng.

Duke folur në forumin Bloomberg Global Business në Nju Jork, themeluesi i Microsoft u kërkoi ndjesë të gjithë përdoruesve të Windows, aktualëve dhe atyre ndër vite vetëm për një gjë.

“Nëse do të mund të kthehesha pas në kohë do të bëjë një rregullim të vogël. Do ta bëja vetëm me një buton, jo me tre siç është aktualisht”, tha ai.

Bill Gates e kishte fjalën për komandën e famshme CTRL+ALT+DEL, e përdorur në sistemin Windows për të hapur dhe mbyllur kompjuterin, apo për të hyrë tek Task Manager në momentin kur një program i caktuar bllokohet.

Gates pranoi se në atë kohë mund të ishte bërë me një buton të vetëm kjo gjë, ashtu siç e ka Apple në sistemin Mac, ndërkohë që në një intervistë të thënë në 2013 ka fajësuar për këtë kompaninë IBM, që prodhon edhe tastjera.

“Mund ta kishim me një buton, por ai tipi që dizenjoi tastjerat IBM nuk dëshiroi që ta bëntë të tillë”, tregonte Gates atëherë.

/CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0