Beteja e Apple me FBI përfundoi, të paktën për tani - Business Magazine Albania

Beteja e Apple me FBI përfundoi, të paktën për tani


Departamenti amerikan i Drejtësisë tha të Hënën se hetuesit ishin të aftë të përdornin një teknikë të re në një iPhone që ishte përdorur nga qëlluesi i San Bernardino Syed Farook.

Si rezultat, qeveria “nuk kërkon më asistencën e Apple” për t’u futur në telefon, dhe po heq dorë nga përpjekjet e saj për të detyruar Apple që të thyejë enkriptimin e iPhone kundër vullnetit të kompanisë.

Tani për tani, të dyja palët kanë vënë mënjanën një “luftim” masiv mbi interesat konkurruese të sigurisë kombëtare dhe të privatësisë dixhitale, një “luftim” në të cilin Apple mund të jetë dukur sikur është kundër luftimit të terrorizmit.

Por suksesi i befasishëm i FBI-së në shmangien e masave të sigurisë së Apple mund të rrisë shqetësime nëse produktet e Apple janë vërtetë të veshura me përbërje hekuri. Gjithashtu do të ngrejë dyshime edhe rreth “palës së jashtme” që asistoi qeverinë në minutën e fundit dhe kriticizmin mbi dështimin e FBI-së për të hakuar një iPhone vetë.

“Vendimi ynë për të përfunduar çështjen gjyqësore bazohet në të vetmin fakt se, me asistencën kohët e fundit të një pale të tretë, ne jemi tani të aftë të zhbllokojmë atë iPhone pa kompromentuar çfarëdolloj informacioni që përmbahet në të,” ka thënë Prokurorja e Përgjithshme Eileen M. Decker në një deklaratë.

Javën e kauar, më pak se 24 orë para një seance të programuar dëgjimore në gjyq mbi çështjen në fjalë, qeveria tha se mund të kishte gjetur ndonjë mënyrë alternative për të fituar akses mbi telefonin, mënyrë e cila nuk kishte nevojë për asistencën e Apple. Më parë, prokurorët kishin rënë akord se vetëm Apple ishte e aftë të futej në të. Apple ndërkohë pretendonte se as nuk kishte teknologjinë për të bërë një gjë të tillë dhe do t’i duhet të krijonte një version të ri iOS me mbititullin “iOS për qeverinë.”

Detajet e metodës së sapogjetur të qeverisë për aksesimin e telefonit nuk janë të qarta, por pistat sugjerojnë se firma e sigurisë me bazë në Izrael Cellebritecould të ketë qenë “shpëtimtarja” e qeverisë amerikane.

FBI-ja “ia doli të merrte mënyrë të suksesshme të dhënat e rezervuara në iPhone-n e terroristit të San Bernardinos,” ka thënë Melanie Newman, një zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë. Pavarësisht se tha se heturesit “po hetonin aktualisht informacionin në telefon,” ajo nuk bëri me dije nëse në telefon është gjetur ndonjë informacion i vlefshëm. Këtë mund të mos e dimë kurrë.

Apple nuk komentoi herët të Hënën mbi çështjen.

Ndërkohë, Apple po lufton urdhrat e qeverisë për të asistuar në zhbllokimin e ekranit të iPhone lidhur me një çështje droge në Brooklyn, Nju Jork. Nuk është e qartë nëse qeveria mund të përdorë metodën e saj të re edhe në këtë rast.

 

/Pubikuar nga Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos iu ndaj parimeve të tua të nderit dhe qëllimit të mirë.”
— Winston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0