Bëhuni pjesë e WorldSkills dhe fitoni një udhëtim në Abu Dhabi - Business Magazine Albania

Bëhuni pjesë e WorldSkills dhe fitoni një udhëtim në Abu Dhabi


Bashkohuni edhe ju në njohjen e Ditës Botërore të Aftësive Rinore (World Youth Skills Day) më 15 Korrik 2017 dhe mund të fitoni një udhëtim në WorldSkills Abu Dhabi 2017!

Përdorni #SkillsForAll dhe #WYSD për t’u bashkuar me WorldSkills dhe Kombet e Bashkuara, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e aftësive për zhvillimin e të rinjve. #Skills ForAll mbështet pikëpamjen që të gjithë duhet të kenë mundësinë të zbulojnë dhe të zhvillojnë talentet e tyre. Përmes aftësive të tyre, individët, komunitetet dhe vendet mund të krijojnë një të ardhme më të begatë.

Ne besojmë se aftësitë duhet të jenë në dispozicion për të gjithë. Ndani me ne një histori që tregon se si aftësitë tuaja kanë qenë pikënisja e karrierës tuaj dhe se si ato ndërtojnë karakter, besim dhe sukses.

Dërgoni një video 2 minutëshe në Facebook, Instagram, Twitter ose YouTube duke përdorur hashtagun #SkillsForAll dhe mund të bëheni vlogger zyrtar në WorldSkills Abu Dhabi 2017!

Nëse kjo është historia juaj apo historia e dikujt që ju frymëzon, ne duam të dëgjojmë se si aftësitë krijojnë të ardhme më pozitive. Afati i fundit i pranimit është data 9 Korrik 2017. Detajet e plota të konkursit gjenden në faqen e Ditës Botërore të Aftësive Rinore (World Youth Skills Day).

Çdo ditë ju do të tregoni historitë e eventit duke realizuar video për atë që keni parë dhe do të intervistoni njerëzit që e bëjnë atë të ndodhë. Videot tuaja do të shfaqen në platformat e mediave sociale të WorldSkills.

Çdo vit, më 15 Korrik, WorldSkills, së bashku me anëtarët dhe partnerët ndiejnë nevojën për të fuqizuar më shumë të rinj për të ndjekur aftësitë e tyre. Më 18 Dhjetor 2014, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, deklaroi 15 Korrikun si Ditën Botërore të Aftësive të Rinisë (WYSD). Për më shumë informacion vizitoni faqen e Ditës Botërore të Aftësive Rinore KËTU

Burimi: worldskills.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0