BE “urdhër” Facebook-ut e TikTok-ut. Pritet ndryshimi i madh... - Business Magazine Albania

BE “urdhër” Facebook-ut e TikTok-ut. Pritet ndryshimi i madh…

Në prag të zgjedhjeve europiane të qershorit, Komisioni Europian i kërkoi platformave të mëdha sociale si TikTok e Facebook të etiketojnë qartë reklamat politike dhe të bllokojnë përmbajtjet që kërcënojnë integritetin e këtyre zgjedhjeve.

Në fillim të marsit, Parlamenti Europian i dha dritën jeshile Ligjit për Tregjet Dixhitale, që prek ndër të tjera edhe çështjen e përmbajtjeve të gjeneruara përmes inteligjencës artificiale në mediat sociale. Në ligj identifikohen 22 platforma mediash sociale, ndër to Snapchat, Instagram, YouTube dhe platforma X, dikur Twitter, të cilat konsiderohen si platforma “shumë të mëdha”. Dispozitat e ligjit do të hyjnë në fuqi me disa faza, thotë DW. Shkelësit e ligjit mund të gjobiten që këtë vit. Komisioni Europian publikoi edhe udhëzime për platformat e mëdha të mediave sociale, sepse Brukseli është mjaft i shqetësuar për ndikimin e “manipulimeve” dhe “dezinformacioneve” ruse ndaj zgjedhjeve europiane.

“Me këto udhëzime, ne po përdorim plotësisht të gjitha mjetet që ofron Ligji për Shërbimet Dixhitale për të garantuar që platformat të përmbushin detyrimet e tyre dhe të mos keqpërdoren për të manipuluar zgjedhjet tona, duke ruajtur njëkohësisht edhe lirinë e shprehjes”, u shpreh komisioneri Thierry Breton.

Komisioni kërkon që platformat më të mëdha të mediave sociale “të zbusin rreziqet specifike që lidhen me inteligjencën artificiale, për shembull duke etiketuar qartë përmbajtjen e krijuar nga AI (siç janë “deepfakes”). Për këtë, ekzekutivi i bllokut europian rekomandoi që platformat e mëdha të mediave sociale të promovojnë informacionet zyrtare për zgjedhjet dhe “të reduktojnë monetizimin dhe mundësinë për t’u bërë virale të përmbajtjeve që kërcënojnë integritetin e proceseve zgjedhore” për të zvogëluar çdo rrezik. Po kështu, edhe reklamat politike “duhet të etiketohen qartë si të tilla”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0