BE u kërkon kompanive BIG të teknologjisë të marrin përgjegjësi për kontrollin e internetit ose të përballen me gjoba marramendëse - Business Magazine Albania

BE u kërkon kompanive BIG të teknologjisë të marrin përgjegjësi për kontrollin e internetit ose të përballen me gjoba marramendëse

BE do t’u kërkojë kompanive BIG, të tilla si Facebook dhe Amazon të marrin përgjegjësi më të madhe për kontrollin e internetit ose do të përballen me gjoba deri në 6 përqind të xhiros së tyre, sipas një rregulloreje që do të publikohet javën e ardhshme.

Kompanitë e mëdha të teknologjisë do të duhet të kontrollojnë furnizuesit e palëve të treta si shitësit që shesin produkte në Amazon dhe të ndajnë të dhënat me autoritetet dhe studiuesit se si ata moderojnë përmbajtjen e paligjshme, sipas dokumentit konfidencial.

Platformat e mëdha në internet do të duhet të sigurojnë një transparencë më të madhe të reklamave duke u bërë të ditur përdoruesve “në një mënyrë të qartë dhe jo ambigue dhe në kohë reale” se po shikojnë një reklamë. Konsumatorëve gjithashtu do t’ju duhet tu tregohet se kush qëndron prapa reklamës dhe t’u jepet “informacion domethënës në lidhje me parametrat kryesorë të përdorur për të përcaktuar” pse u shfaqën tek ata.

Për herë të parë, rregullatorët në Bruksel përcaktojnë “platforma shumë të mëdha” si ato me më shumë se 45 milion përdorues, ose ekuivalentin e 10 përqind të popullsisë së bllokut. Plani synon kompani të tilla për shkak të “ndikimit të tyre joproporcional” mbi përdoruesit e internetit në BE.

“Platformat shumë të mëdha tani kanë një rol sistemik në amplifikimin dhe formësimin e rrjedhave të informacionit në internet dhe për pjesën më të madhe të qytetarëve të BE-së,” citohet në draftin e rregullores.

Sipas draftit, platformat e mëdha, shumica e të cilave janë të vendosura në SHBA, do të duhet të caktojnë “një ose më shumë” burime njerëzore për t’u siguruar që ata të respektojnë rregullat e reja të Aktit të Shërbimeve Dixhitale.

LEXO: Këta influencerë në fushën e teknologjisë fitojnë 165,000 € në muaj nga YouTube

Mosrespektimi do të çojë në gjoba deri në 6 përqind të xhiros së tyre totale në vitin precedent financiar, zbulon dokumenti. Mënyra e gjobave do të varet nga ashpërsia e shkeljeve, sa kohë janë kryer dhe nëse ato përsëriten, shkruhet në draft.

BE po bën rishikimin e saj të parë të madh të rregullave të bllokut për  internetin në dy dekada, duke adresuar gjithçka, nga niveli i përgjegjësisë që duhet të kenë platformat online kur bëhet fjalë për heqjen e përmbajtjes së paligjshme deri te mënyra se si të frenohet fuqia e tyre në rritje e tregut.

Platformat e mëdha në internet janë “aty ku arrihet audienca më e madhe – dhe, potencialisht, shkaktohen dëmet më të rënda”, thuhet në dokumentin konfidencial.

“Platforma të tilla shumë të mëdha online duhet të mbajnë standardin më të lartë të detyrimeve të kujdesit të duhur, proporcional me ndikimin dhe mjetet e tyre shoqërore.”

Thierry Breton, komisioneri francez që drejton nxitjen për rregullimin më të rreptë të Big Tech, tha qershorin e kaluar se: “Platformat online kanë marrë një rol qendror në jetën tonë, ekonominë dhe demokracinë tonë. Me një rol të tillë vjen një përgjegjësi më e madhe, por kjo mund të ndodhë vetëm në sfondin e një rregulli modern për shërbimet dixhitale. ”

Grupet e mbrojtjes së konsumatorëve kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur që konsumatorët janë të ekspozuar ndaj mashtrimeve në internet ose produkteve false e me defekte pa mbrojtje ligjore në internet.

Monique Goyens, CEO i Beuc, një organizatë ombrellë e shoqatave europiane të konsumatorëve, tha se Ligji i Shërbimeve Dixhitale “do të lejojë BE-në të ketë mjete më të mira për të siguruar që ekonomia dixhitale të funksionojë në të mirë të konsumatorëve sesa të maksimizojë fitimet e gjigandëve të “teknologjive të mëdha. Ka ardhur koha për t’i dhënë fund aftësisë së gjigantëve të teknologjisë për të luajtur ekonominë dixhitale për t’iu përshtatur interesave të tyre të ngushta,” shtoi ajo.

FINANCIAL TIMES

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0