BE planifikon futjen e euros digjitale - Business Magazine Albania

BE planifikon futjen e euros digjitale

euro digjitale
~6 minuta lexim

Më 28 qershor 2023, Komisionerja evropiane për Stabilitetin Financiar dhe Shërbimet Financiare, Mairead McGuinness, paraqiti propozimet për euron digjitale dhe një sistem ligjor paralel që përgatit rregulloret e statusit ligjor për qeverinë evropiane dhe Parlamentin Evropian. Ky është vetëm një ndër hapat e shumtë që duhet të bëhen. Edhe nëse qeveritë kombëtare dhe Parlamenti Evropian mbështesin planet, Banka Qendrore e Evropës (BQE) përfundimisht do të vendosë nëse do të emetojë një euro digjitale. BQE thotë se do të marrë një vendim përfundimtar deri në fund të tetorit të vitit 2023.

Euroja digjitale do të ekzistojë vetëm krahas euros ekzistuese, si një formë shtesë e pagesës online ose elektronike. Mairead McGuinness thotë se euro digjitale do të jetë një “plotësim” i parave fizike dhe vetë euros.

Do të jetë një formë thjesht digjitale ose elektronike e euros që nuk do të mund të konvertohet në para. Dallimi kryesor midis transaksioneve të euros digjitale dhe eurove online është se pagesat digjitale në euro mund të bëhen vetëm në mënyrë elektronike ose digjitale, ndërsa të gjitha pagesat standarde bankare online mund të konvertohen në para. Mbulesa për euron dhe euron digjitale do të sigurohet nga Banka Qendrore Evropiane BQE. Përdoruesit ndoshta mund të blejnë euro digjitale nga bankat e tyre ekzistuese tregtare dhe t’i mbajnë ato në një llogari të veçantë.

Rritja e kriptomonedhave dhe e sistemeve të tjera të pagesave ka intensifikuar debatin nëse Bankat Qendrore duhet të hedhin ose jo në përdorim monedhat e tyre digjitale. Kur Facebook njoftoi në vitin 2019 se po planifikonte monedhën e vet virtuale, disa politikëbërës evropianë u shqetësuan se mund të rezultonte me minimin e punës së BQE-së. Në tetor 2020, BQE nisi një konsultim publik për euron digjitale dhe nga korriku 2021 po shqyrton opsione të ndryshme të projektimit dhe kërkesa të përdoruesve, ndërsa përpiqet të përcaktojë se si do të funksiononte në të vërtetë euro digjitale në praktikë.

Lexo: Fluturimi i parë komercial në orbitë

BE thotë se një monedhë e tillë mund të “mbështesë objektivat e Eurosistemit duke u dhënë qytetarëve akses në një formë të sigurt parash në një botë digjitale që ndryshon me shpejtësi”. Ai gjithashtu thotë se Euro digjitale mund të përfitojë nga avantazhet teknologjike që lidhen me metodat e tjera të pagesës dixhitale pa rreziqet dhe pa qëndrueshmëritë që lidhen me kriptovalutat në qarkullim.

Një arsye tjetër e dhënë nga BE për Euron dixhitale është përdorimi në rënie i parave të gatshme. Sipas BQE-së, pagesat me para të gatshme për të gjitha transaksionet në pikat e shitjes kanë rënë nga 79% në 2016 në 59% në 2022. Ata presin që kjo rënie të përshpejtohet në vitet e ardhshme.

BE-ja vuri në dukje gjithashtu përdorimin në rritje të të ashtuquajturit “Stablecoins” – vlera kripto të lidhura me monedha të tjera. McGuinness thotë se BE-ja beson se nëse nuk del me zgjidhjen e saj në këtë fushë, rreziku i “stablecoins” ose monedhave dixhitale të krijuara nga banka të tjera qendrore. Dixhital “renminbi”, një monedhë dixhitale që Kina planifikon të prezantojë, është një shkak i veçantë për shqetësim në këtë drejtim.

Komisioni Evropian ka sugjeruar që Euro dixhitale mund të hyjë në përdorim në vitin 2026 ose 2027. Por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Eurogrupi, i përbërë nga ministrat e financave të Eurozonës, ka debatuar këtë çështje për dy vjet dhe besohet se ka shqetësime serioze se si qeveritë mund të justifikojnë prezantimin e Euros dixhitale për qytetarët e tyre, duke qenë se sistemet e pagesave online dhe dixhitale janë të njohura dhe funksionojnë mirë.

Nëse ligji pranohet dhe nuk ka kundërshtime të mëdha politike, Banka Qendrore Evropiane do të vendosë nëse do ta marrë atë në procedurë apo jo. Sipas BQE-së, faza tjetër parashikon “zhvillimin e shërbimeve të integruara, si dhe testimin dhe eksperimentimin e përdorimit të euros digjitale”. Kjo fazë mund të zgjasë rreth tre vjet.” Publikimi i projektligjit do të jetë testi i parë madhor për të testuar disponimin politik në lidhje me futjen e euros digjitale.

DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia nuk është asgjë. E rëndësishme është që të kesh besim te njerëzit.”
— Steve Jobs
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0