Si po evoluon koncepti i kursimit në Shqipëri? Besnikëria si katalizator për menaxhim të zgjuar financiar - Business Magazine Albania

Si po evoluon koncepti i kursimit në Shqipëri? Besnikëria si katalizator për menaxhim të zgjuar financiar

Happy App, modeli i ri i “smart saving” që shpërblen çdo hap tëndin

Kursimi ka qenë historikisht pjesë thelbësore e jetës së individëve dhe familjeve. Dikur, ai kishte formën e ruajtjes së produkteve jetike për periudha të vështira; më pas, mori natyrën e planifikimit për blerje madhore apo investime të qëndrueshme. Sot, koncepti i kursimit po kalon një tjetër fazë evolucioni, atë të kursimit të zgjuar (smart saving), i cili përtej ruajtjes së burimeve financiare, përfshin dhe optimizimin e vlerës që individët marrin nga çdo shpenzim i përditshëm.

Smart saving: Kursimi i kohës sonë

Në një treg gjithnjë e më të ndërgjegjshëm, konsumatori shqiptar është i fokusuar në zgjedhje të mençura: analizon çmimet, eksploron ofertat dhe përdor teknologjinë për të përfituar më shumë në raport me çdo shpenzim. Pikërisht në këtë frymë të re të kursimit, vjen Happy App — një model inovativ që bashkon programin e besnikërisë me teknologjinë për të ndërtuar një përvojë më të mirë rreth kursimit.

Happy App: Teknologjia që shpërblen besnikërinë dhe rutinën

Happy, më shumë sesa një aplikacion besnikërie, është një platformë që shpërblen çdo ndërveprim të përdoruesit me partnerët e saj – disa nga emrat më të mëdhenj në tregu shqiptar, në fusha si gastronomia, elektroshtepiake, moda, argëtim, kujdesi personal, apo shërbimet estetike.

Çdo blerje, çdo ndërveprim në aplikacion, madje edhe aktiviteti fizik, përkthehet në pikë, kupona dhe përfitime të drejtpërdrejta. Happy sjell një koncept të ri të monetizimit të kohës dhe zakoneve të përditshme, pa bërë përpjekje shtesë nga klientët.

Gamification: Argëtim dhe kursim

Happy e shndërron kursimin në një përvojë të këndshme përmes mekanizmave të “gamification”. Me “Surpriza Happy”, çdo ditë mund të fitosh dhurata, pikë apo kupona. Me “Hapi Happy”, aplikacioni të shpërblen me pikë vetëm duke ecur — pra, edhe aktiviteti yt fizik kthehet në përfitim konkret. Këto janë forma të kursimit smart që nuk kërkojnë ndryshim drastik në stilin e jetesës, por që shpërblejnë sjelljet e përditshme.

Një hap (app) drejt një kulture të re financiare

Në një shoqëri që po bëhet gjithnjë e më e dixhitalizuar dhe me konsumatorë më të vetëdijshëm, Happy App është një shembull se si teknologjia mund të ndikojë në krijimin e një kulture të re të kursimit. Me aplikacione si Happy, kursimi është një përvojë e përditshme, argëtuese dhe me përfitime konkrete — një investim i vogël që shpërblehet çdo ditë.

Oh, po, edhe një surprizë për miqtë e tu: referoji sot në Happy dhe të dy fitoni 200 pikë.

Vera është e gjatë. Merr ulje me Happy APP.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0