Shtatë ekspertë udhëtimesh të pyetur nga platforma e udhëtimit Travel + Leisure dhanë të njëjtën përgjigje: Kroacia është zgjedhja më e mirë për verën 2025.
Kjo rritje e popullaritetit nuk është rastësore. Sipas të dhënave zyrtare, vendi priti rreth 20 milionë turistë në vitin 2023, një rritje 10% nga viti paraardhës. Dhe kërkesa po rritet edhe më shumë këtë vit. “Kemi parë një rritje prej 800% në kërkesat për pushime në Kroaci,” thotë Edward Frampton-Fell nga Top Villas.
Ndërsa Dubrovniku, Hvari dhe Riviera e Splitit mbeten destinacione klasike, ishulli Korčula po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një “mini Dubrovnik” – me arkitekturë veneciane, plazhe të qeta dhe pak më pak turistë. “Korčula ka gjithçka: natyrë, histori, verëra të mira si Pošip, dhe madje thuhet se është vendlindja e Marco Polos,” thotë Darijo Saric nga VIP Holiday Booker.
Kroacia po tërheq gjithnjë e më shumë edhe emra të njohur nga bota e showbiz-it. Ishulli i Korčulës, për shembull, është vizituar nga çiftet e famshëm si Beyoncé dhe Jay-Z, të cilët shijuan darka me ushqim deti në ishullin e vogël Vrnik. Kjo prani e të famshmëve vetëm sa ka rritur profilin ndërkombëtar të vendit, duke e kthyer në një destinacion të preferuar për pushime luksoze dhe të qeta larg zhurmës së zakonshme turistike.
Ekspertët rekomandojnë të eksploroni vendin me jaht ose katamaran, duke kaluar mes ishujve si Vis, Brac, Krk dhe Hvar. “Rezervimet janë mbushur më shpejt se kurrë këtë verë,” pohon Mitja Mirtic nga kompania Goolets, që ofron avionë charter në ujërat kroate.
Për ata që kërkojnë një kombinim të luksit me përvojat autentike, rajoni i bregdetit dalmat është ideal, nga qytetet mesjetare të Splitit e Dubrovnikut, tek shëtitjet me varkë, degustimet e verës dhe vizitat në zona të mbrojtura nga UNESCO.
Kroacia nuk është më thjesht një destinacion i bukur, është kthyer në zgjedhjen më të përfolur të verës në Europë. Dhe këtë herë, ekspertët bien të gjithë dakord.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.