BE paralajmëron për më shumë varfëri energjetike - Business Magazine Albania

BE paralajmëron për më shumë varfëri energjetike

varfëri energjetike

Miliona njerëz në Europë tashmë po vuajnë nga varfëria e energjisë prej çmimeve të larta, paralajmëron Komisari i Punës i BE, Schmit. Sipas tij, qeveritë kombëtare janë përgjegjëse për marrjen e masave.

Përballë rritjes së ndjeshme të çmimeve të energjisë, Komisari i Punës i BE, Nicolas Schmit paralajmëron për më shumë varfëri energjetike në Europë. Tashmë ka miliona njerëz që vuajnë nga varfëria energjetike, “dhe ky numër mund të bëhet edhe më i madh”, tha Schmit. Ndërsa Komisioni i BE mund të ndihmojë vendet e BE të kufizojnë ndikimin e çmimeve aktuale të larta të energjisë tek njerëzit, qeverive kombëtare u takon të ndërmarrin veprime, tha ai.

Zëvendës-zëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz, kishte thënë më parë se ishte e rëndësishme të veprohet në mënyrë të koordinuar në të gjithë Europën dhe brenda rregullave ekzistuese për tregun e brendshëm të BE. Çmimet e energjisë dhe opsionet afatshkurtra të veprimit do të luajnë gjithashtu rol në samitin e BE javën e ardhshme.

Konfederata Sindikale Europiane (ETUC) shprehu në Shtator frikën se më shumë se 2.7 milionë njerëz në Europë, nuk do të ishin në gjendje të ngrohnin si duhet shtëpitë e tyre, edhe pse ishin në marrëdhënie pune.

BE dëshiron të mbrojë familjet nga çmimet shumë të larta

Familjet dhe bizneset europiane duhet të mbrohen nga rritja e çmimeve të energjisë sa më shpejt të jetë e mundur, sipas Komisionit Europian. Komisarja e Energjisë Kadri Simson për këtë arsye prezantoi gjatë javës një të ashtuquajtur kuti mjetesh, të cilat vendet e BE mund t’i përdorin pa shkelur rregullat europiane të konkurrencës.

Ndër të tjera, Komisioni propozoi pagesa direkte, lehtësim tatimor dhe subvencione për bizneset e vogla. Por ajo gjithashtu e kishte fjalën për reforma afatmesme për ta bërë tregun europian të energjisë më të fuqishëm në plan afatgjatë.

Lexoni: Qeveria shpall gjendjen e emergjencës. Shqetësim furnizimi i pandërprerë me energji elektrike

Kupona energjie në Francë

Disa shtete të BE tashmë kanë ndërmarrë veprime. “Ne duhet të nxjerrim përfundime, veçanërisht në plan afatgjatë, dhe të mos bëhemi të varur nga një burim energjie, i cili është tërheqës kur çmimet janë të ulëta, por na ekspozon ndaj kërcimeve të papritura të çmimeve kur tregjet rriten,” kërkoi Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Prandaj Franca do të kufizojë çmimet e energjisë elektrike dhe gazit deri në prill dhe do të lëshojë kupona energjie: 100 euro për gjashtë milionë familje veçanërisht në nevojë.

Spanja ka ulur përkohësisht TVSH-në për energjinë elektrike. Por, kjo nuk është e mjaftueshme për kryeministrin Pedro Sanchez: “Nëse të gjitha vendet anëtare vuajnë nga rritja e çmimit, atëherë ne duhet të japim një zgjidhje europiane përtej masave kombëtare, të japim një përgjigje europiane”, tha ai.

Prodhimi i gazit në Europë ka rënë

Por jo të gjitha shtetet e BE e shohin situatën në këtë mënyrë. Ndihma për familjet është një çështje kombëtare, jo një çështje e BE, tha Ministrja e Financave e Finlandës, Annika Saariko. Për më tepër, situata në vendin e saj nuk është aq e keqe.

Ka disa arsye për çmimet e larta të energjisë: rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë po rrit kërkesën, në Azi uria për energji po rritet. Në Europë, prodhimi i gazit ka rënë, pjesërisht për shkak të punës së mirëmbajtjes. Përveç kësaj, Gazpromi nga Rusia nuk po furnizon më shumë energji se sasia e rënë dakord.

/voa

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0