BE jep 15 milionë euro grante për bizneset e vogla në Ballkanin Perëndimor

BE jep 15 milionë euro grante për bizneset e vogla në Ballkanin Perëndimor

Ballkani Perëndimor

Bashkimi Evropian do të japë 15 milionë euro grante shtesë për bizneset e vogla të prekura nga kriza e Covid-19, në vendet e Ballkanit Perëndimor, njoftoi Komisioni Evropian, të martën.

Kjo shumë do t’i shtohet kredisë së butë prej 70 milionë euro të miratuar nga Banka Evropiane për Zhvillimit (EBRD). Kredia do të lëvrohet përmes bankave rajonale partnere me EBRD.

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Vralehey tha se “bizneset e vogla dhe të mesme janë jetësore për Ballkanin Perëndimor dhe ato janë prekur në mënyrë të vecantë nga kriza. Ndaj, ne sëbashku me EBRD po rrisin mbështetjen ndaj rajonit — jo vetëm për të mbajtur në jetë bizneset, por edhe për të forcuar qendresën e tyre dhe hedhur farat oër një rimëkëbje të qëndrueshme”.

Lexoni: Takim për Ekonominë Qarkulluese, rritja e ndërgjegjësimit të OShC-ve dhe NVM-ve

“Ne jemi të angazhuar për të mbështetur bizneset gjatë këtyre kohëve të vështira, tha zëvendëspresidenti i EBRD Pierre Heilbronn. “Fondet tona shtesë do të mbështesin më shumë ringritjen ekonomike dhe bashkëpunimin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, shtoi ai.

Kjo masë shtesë është pjesë e paketës së BE-së për Riaktivizimin Ekonomik prej 455 milionë euro grante dhe 1.7 miliardë kredi me kushte preferenciale, për sektorin privat në Ballkanin Perëndimor, të njoftuar në fillim të vitit.

Bashkimi Evropian dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim po përshpejtojnë mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0