“Bankers Petroleum” kërcënon qeverinë shqiptare

“Bankers Petroleum” kërcënon qeverinë shqiptare me ndërprerje të prodhimit


Bankers Petroleum” kërcënon se do të ndërpresë prodhimin e naftës në Patos Marinzë për shkak se qeveria nuk po zbaton urdhërin e Gjykatës së Arbitrazhit për zhbllokimin e llogarive nga Drejtoria e Tatimeve.

Përmes një njoftim zyrtar, kompania kanadeze ka deklaruar se, bllokimi i llogarive nga Tatimet e ka vënë në vështirësi për të financuar operacionet e saj.

“Bankers” thotë se javën e kaluar ajo eksportoi vetëm 85 për qind të sasisë së prodhuar, pasi nuk mund të financonte më tepër transportin për shkak të bllokimit të llogarive nga Tatimet.

Kompania bën të ditur se deri tani ka vijuar prodhimin normal në vendburim, por paralajmëron se, nëse autoritetet shqiptare nuk do të zhbllokojnë llogaritë ajo do të vazhdojë reduktimin e naftës së prodhuar deri në ndalimin e plotë të operacioneve të saj.

Rreth një javë më parë, pas një vendimi të Gjykatës së Apelit, Tatimet bllokuan llogaritë e “Bankers Petroleum” për të mbledhur me forcë 75 milionë dollarë taksa, që kompania pretendohet si i ka shmangur.

Por menjehërë “Bankers” kërkoi një pezullim të këtij akti nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë. “Bankers” thotë se edhe pse Gjykata e Arbitrazhit nxori urdhër që autoritetet të zhbllokojnë llogaritë e saj, shteti shqiptar nuk po e zbaton këtë urdhër.

Grupi kanadez i nxjerrjes së naftës tha se, shpreson në arritjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë, para se të detyrohet të ulë prodhimin.

Por, në të njëtën ditë që kompania kanadeze lëshoi këtë njoftim, shteti shqiptar ka bërë me dije se po përgatitet për një tjetër gjyq ndaj saj.

“Albpetrol”, kompania publike e prodhimit të naftës deklaroi se ka përzgjedhur studion ligjore që do ta përfaqësojë në Gjykatën e Arbitrazhit kundër “Bankers”.

“Albpetrol” pretendon se në vitin 2013 “Benkers” ka deklaruar 220 milionë dollarë shpenzime të pajustifikuara për të ulur detyrimet tatimore që duhet të paguajë në shtet. Nga ana e saj kompania kanadeze e mohon këtë pretendim dhe shprehet e gatshme për ta çuar çështjen në arbitrazh.

/Top-Channel/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0