Bankat dhe telekomunikacioni - industritë më të përkushtuara ndaj filantropisë - Business Magazine Albania

Bankat dhe telekomunikacioni – industritë më të përkushtuara ndaj filantropisë


Bankat dhe telekomunikacionet janë sektorët e biznesit më të përkushtuar ndaj filantropisë. Organizata “Partnerët-Shqipëri” prej pesë vjetësh kryen një monitorim të aktivitetit filantropik në Shqipëri. Nga ky monitorim rezulton se kompanitë e sektorëve strategjikë të ekonomisë bëjnë më shumë për nevojat e komunitetit. Juliana Hoxha, drejtoreshë e “Partnerët-Shqipëri”, thotë se aktiviteti filantropik adresohet kryesisht tek nevojat e fëmijëve dhe të shtresave më të varfra të popullsisë.

“Bizneset që dhurojnë më shumë, në fakt janë sistemi bankar dhe telekomunikacioni, që mbeten edhe industritë më fitimprurëse në vend. Për sa i përket grupeve të interesit ka një lloj konsistence: të parët që përfitojnë janë gjithmonë fëmijët dhe këtë e kemi parë jo vetëm si pjesë e këtyre dy raporteve të mëdhaja, por edhe si pjesë e raportimit mujor që ne bëjmë”, u shpreh Hoxha.

Filantropia në Shqipëri nuk lehtësohet shumë as nga kuadri ligjor dhe rregullimi tatimor. Biznesi nuk ka incentiva specifike për sa i takon filantropisë. Zakonisht, këto shpenzime përfshihen te sponsorizimet, pikërisht për shkak se nuk njihen specifikisht si shpenzim për efekt të llogaritjes së tatimit mbi të ardhurat.

“Biznesi e ka shumë problem të dhurojë pasi procedura e dhurimit është shumë e paqartë dhe përbën një bazë të konsiderueshme për zyrën e taksave për ta parë si evazion fiskal dhe biznesi nuk do që të hyjë aty.”

Partnerët Shqipëri konstaton gjithashtu se shpeshherë, institucionet shtetërore dëmtojnë nismën filantropike, duke marrë vetë meritat për investime që kryhen nga biznesi apo, në rastin më të mirë, me bashkëfinancim. Mospasja e një transparence publike shpeshherë i zhgënjen bizneset dhe i dekurajon për të shpenzuar në veprimtari filantropike.

Burimi: Shkruar nga Ersuin Shehu për SCAN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0