Banka e Shqipërisë, në mars trajtimi për borxhlinjtë e këqinj - Business Magazine Albania

Banka e Shqipërisë, në mars trajtimi për borxhlinjtë e këqinj


Banka e Shqipërisë do të paraqesë muajin tjetër zgjidhjen përfundimtare sesi do të veprohet te 35 borxhlinjtë e keq më të mëdhenj në vend. Lajmi bëhet publik në letrën e mirëkuptimit që autoritetet shqiptare i kanë dërguar FMN-së.

“Në fund të marsit 2016 në do të hartojmë një plan të detajuar për trajtimin e 35 mbajtësve më të mëdhenj të kredive të këqija”, thuhet në letër.

Të dhënat zyrtare tregojnë se 35 kompanitë në fjalë, emrat e të cilave nuk bëhen publike, kanë mbi 52 përqind të totalit të kredive me probleme. E shprehur në vlerë, kjo do të thotë se këto kompani ose grupe tregtare kanë gati 500 milionë dollarë kredi të këqija, duke u shndërruar në burimin kryesor të pasigurive në sistemin financiar dhe ekonominë kombëtare.

Procesi për evidentimin e këtyre kompani nisi me kërkesën dhe ndihmën e FMN. Prej disa muajsh Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me bankat private, ku këto kompani kanë marrë kredi kanë analizuar jo vetëm bilancet, por edhe prespektivën e tyre për të ardhmen.

Plani që Banka e Shqipërisë do të paraqesë muajin tjetër do të detajojë pikërisht se ç’pjesë e këtyre kompanive do të lihen në treg dhe ç’pjesë do të çohen për falimentim. Top Channel ka mësuar se paraprakisht është vendosur që 7 nga këto kompani të çohen në falimentim menjëherë pas miratimit të ligjit të ri për falimentin, pasi janë konsideruar si investime të humbura pa mundësi rimëkëmbjeje.

Kompanitë në fjalë kanë marrë kredi në rendin e dhjetëra apo dhe qindra milionë eurove në disa banka njëherësh. Trajtimi i tyre është pjesë e planit të përbashkët mes qeverisë dhe bankës për të zgjidhur çështjen e mprehtë të kredive të këqija.

 

/Top-Channel/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0