Banka e Shqipërisë: Inflacioni do të kthehet në objektiv në 2024-ën - Business Magazine Albania

Banka e Shqipërisë: Inflacioni do të kthehet në objektiv në 2024-ën

Banka e Shqipërisë

Kriza e çmimeve do të godasë xhepat e qytetarëve të paktën deri në fillim të vitit 2024.

Janë këto vlerësimet e Bankës së Shqipërisë, sipas të cilës pasojat e luftës në Ukrainë që ka sjellë ndërprerje në prodhim e shpërndarje të mallrave do të jenë afatgjata dhe do të mbajnë gjatë inflacionin mbi objektiv, rritja e të cilit sipas saj po shfaq efektet e para në ngadalësimin e ekonomisë.

“Inflacioni në vend do të mbetet në nivele relativisht të larta gjatë periudhës në vijim. Në pjesën më të madhe, rritja e inflacionit u shkaktua nga goditjet e ofertës, të ardhura nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe të naftës.Çmimet e larta në tregjet botërore, kërkesa e rritur agregate, si dhe dinamikat e tregjeve të punës, pritet ta mbajnë inflacionin pranë niveleve aktuale gjatë vitit 2022. Më tej, ai pritet të vijë në rënie graduale gjatë vitit 2023 dhe të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024″, tha Guvernatorit Sejko.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se ndërsa rreziqet për ekonominë janë shtuar, banka po mban nën monitorim situatën dhe është e gatshme të ndërhyjë në çdo rast nevoje për stabilitetin e çmimeve.

Vetëm pak kohë më parë, me qëllim zbutjen e goditjes nga shtrenjtimi i fortë i çmimeve banka rishikoi politikën monetare duke dyfishuar normën bazë të interesit, që sipas saj po fillon të japë ndikim në zbutjen e efekteve negative të krizës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0