Banka Botërore: Ekonomia shqiptare në recension 8.4 % këtë vit

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare në recension 8.4 % këtë vit

Banka Botërore

Rimëkëmbja ekonomike në Shqipëri do të jetë e ngadaltë dhe e varur nga përfundimi i pandemisë COVID-19. Në këtë konkluzion ka dalë Banka Botërore në raportin ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor, teksa paralajmëron recesion 8.4%, të ndikuar nga ulja e konsumit, eksporteve dhe e turizmit në vendin tonë.

Shqipëria është një nga vendet që ka marrë goditjen më të madhe në rajon, së bashku me Malin e Zi dhe Kosovën, ndërsa pjesa tjetër do të ketë një recesion të moderuar në 3 deri në 4%.

Lexoni: Robotët do të zëvendësojnë punëtorët deri në vitin 2025

Kriza shëndetësore në vend është kthyer në një krizë të fortë konsumi, që është edhe faktori kryesor në këtë recesion. Ndërsa varësia e lartë nga turizmi dhe dërgesat më të ulëta të emigrantëve kanë ndikuar, gjithashtu, në tkurrjen e ekonomisë.

Për vitin e ardhshëm Banka Botërore pret një rritje ekonomike në vetëm 5%, por edhe kjo vetëm nëse pandemia do të mbyllet brenda këtij viti.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #31 - Prill 2023
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0