Robotët do të zëvendësojnë punëtorët deri në vitin 2025

Robotët do të zëvendësojnë punëtorët deri në vitin 2025

Robotët

Gjysma e të gjitha punëve do të kryhen nga robotët deri në vitin 2025, duke sjellë kështu një ndryshim që mund të përkeqësojë pabarazinë, ka parashikuar një raport i Forumit Ekonomik Botëror.

Grupi hulumtues tha se një “revolucion robotik” do të krijojë 97 milionë vende pune në të gjithë botën, por do të shkatërrojë pothuajse po aq, duke lënë në rrezik disa komunitete.

Punët rutinë ose manuale në administratë dhe përpunimi i të dhënave janë më të kërcënuarat nga automatizimi, tha WEF (World Economic Forum). Por do të hapen vende pune të reja në ekonominë e gjelbër, kujdesin shëndetësor, të dhënat e mëdha, etj. Hulumtimi i Forumit përfshiu 300 nga kompanitë më të mëdha në botë, të cilët punësojnë tetë milionë njerëz në të gjithë botën.

Lexoni: Parashikimet për rritjen e shitjeve të pajisjeve teknologjike në 3 mujorin e katërt të 2020

 Robotët do të zëvendësojnë 20 milionë vende punë në fabrikë

Më shumë se 50% e punëdhënësve të anketuar thanë se ata prisnin të shpejtonin automatizimin e disa roleve në kompanitë e tyre, ndërsa 43% thanë se kishin gjasa të shkurtonin vendet e punës për shkak të teknologjisë.

WEF tha se pandemia ka përshpejtuar përdorimin e teknologjive të reja ndërsa firmat kërkuan të ulnin kostot dhe të përshtateshin me mënyra të reja të punës. Por WEF paralajmëroi se punëtorët tani përballen me një kërcënim të dyfishtë nga “automatizimi i përshpejtuar dhe pasojat nga recesioni Covid-19”.

“Këto gjëra kanë thelluar pabarazitë ekzistuese në të gjithë tregjet e punës dhe kanë përmbysur fitimet në punësim, të bëra që prej krizës financiare globale në 2007-2008,” tha Saadia Zahidi, drejtori menaxhues në WEF.

“Është një skenar i dyfishtë përçarje që paraqet një pengesë tjetër për punëtorët në këtë kohë të vështirë. Dritarja e mundësisë për menaxhim proaktiv të këtij ndryshimi po mbyllet shpejt.”

Rritja e kërkesës

WEF tha se aktualisht rreth një e treta e të gjitha detyrave në punë kryhen nga makineritë dhe njerëzit bëjnë pjesën tjetër, por deri në 2025 ekuilibri do të zhvendoset.

Rolet që mbështeten në aftësitë njerëzore si këshillimi, vendimmarrja, arsyetimi, komunikimi dhe bashkëveprimi do të rriten në kërkesë. Do të ketë gjithashtu një “rritje” të kërkesës për punëtorë për të mbushur vende pune në ekonominë e gjelbër dhe role të reja në fusha si inxhinieri dhe informatika cloud.

Por sipas raportit, miliona punë rutinë ose manuale do të zëvendësohen nga teknologjia, duke ndikuar më së shumti në punëtorët më pak të paguar, me aftësi më të ulta.

WEF tha se miliona punonjës do të duhet të rikualifikohen për të përballuar ndryshimin, ndërsa qeveritë do të duhet të sigurojnë “rrjeta më të forta sigurie” për njerëzit që do të mbeten pa punë.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0