Ballo në Kishë?! Aventurat e një djali të mbarë - Business Magazine Albania

Ballo në Kishë?! Aventurat e një djali të mbarë


Çfarë mendoni se mund të jetë bërë në jetë një adoleshent që bind priftin të organizojë ballon e fundivitit në kishë?! Ai mund të jetë shumë mirë sipërmarrësi që motivon e frymëzon të rinjtë po aq sa një pastor banorët e zonës.

Arbër Cepani, u kishte premtuar nxënësve të gjimnazit “Romanazzi” në Bari të Italisë, se nëse do të zgjidhej president i shkollës, do të organizonte ballo fundviti dhe do të ndërtonte një platformë online komunikimi e ndarje informacioni në shkollës të quajtur “Romapazzi”. Pas fitores, platforma u bë, ndërsa kostot e larta e të papërballueshme për adoleshentët e bënë të vështirë organizimin e ballos së fundvitit.

Por, Arbri duhej të mbante premtimin. Ndaj kontakton priftin e zonës dhe i kërkon të bëjë një aktivitet shkollor në kishë. E meqë kisha është e njerëzve, prifti mirëpret të rinjtë, ndonëse festa në formë ballo ishte një surprizë për të.

Aftësitë e marketingut dhe komunikimit kanë dalluar tek Arbri që në adoleshencë dhe jo rastësisht. Ai ka punuar fort për të siguruar pozita të mira në raportet shoqërore. Duke sfiduar veten në komunikim, marketing dhe sigurimin e të ardhurave, Arbri ia ka arritur të fitojë vetëbesimin e nevojshëm për të ngritur tashmë një rrjet baresh muze të “Komitetit”.

I ftuar në Startup Grind Tirana së fundi, ai tregon se, “në moshën 14 vjeç, nisa si PR për një diskotekë. Ne aspektin social kjo është fakstastike, pasi duhej t’u mbushja mendjen miqve të të njëjtës moshë pse duhej të shkonin në atë vend dhe jo në një tjetër”.

Përtej marketingut dhe të shiturit diçka, Arbri ia doli të qëndrojë në shoqëri me kontigjente të ndryshme, pa u përfshirë në to.

Lexo: Kur historinë e Shqipërisë e gjen në vende “cool”

Arbri nuk jeton dot pa adrenalinën që i jep realizimi i ëndrrave të mbrëmjes me nisjen e punës për këto ëndrra që të nesërmen në mëngjes. E tillë është nisma e tij private. Një sfidë që ka marrë jo pak kohë. Por, ai ka arritur të kombinojë më së miri pasionin me aftësitë e tij të marketingut e sipërmarrjes.

Më “Komitetin” përmbushi pasionin e tij për trashëgiminë kulturore shqiptare. Produktet e koleksionuara për vite me radhë erdhën më afër shqiptarëve, duke u ekspozuar tek “sporti” më i preferuar i tyre. Kështu i quan Arbri kafenetë.  Muzeumi do të ishte më i përshtatshëm, por shumë më pak i vizitueshëm.

Rasti i Arbrit na tregon se edhe kur ke aftësi e pasion të madh për diçka, rezultati nuk është i sigurt…menjëherë. Njëkohësisht, historia e tij vërteton thënien se, “kur diçka e do me të gjithë forcën tënde, i gjithë universi punon për ty”.

E pikërisht, në momentet e dobësisë financiare dhe klientëve të pakët në Komitet, Arbri përjeton një prej mëngjeseve më fantastikë të tij. Komiteti i tij, ishte në gazetën New York Times. Mes njerëzve që kishin frekuentonin lokalin, kishte qenë edhe një gazetar amerikan, i cili mori informacionin e duhur dhe bëri fotot e duhura. “Një dorë e perëndisë”, thotë Arbri. Pas kësaj edhe shumë media të tjera ndërkombëtare shkruan, por mjaftoi kjo të rriste vëmendjen e klientëve vendas.

Ndërkohë, Arbri punoi fort “to make Rakia cool again”.

Sot Arbri, po hap Komitetin e tretë. Pas Tiranës e Korçës, Komiteti vendoset edhe në Gjirokastës. Ndërkohë vetë në Korçë, nisma e tij u zgjerua në mënyrë të vazhdueshme tek Pazari, duke “gllabëruar” tre ambiente biznesi.

A e shohin ende me skepticizëm miqtë e familjarët?!  Ndoshta po! Në çdo rast, tregon se është frenuar, ndoshta edhe nga më të dashurit e tij, por puna e tij vërtetoi kush kishte të drejtë, ndaj sot do të mendohen shumë më tepër para se të shprehen pesimist për projektin e ri të tij. “Nëse nuk shkon në progres ke për të patur regres”. Kjo është motoja e Arbër Çepanit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0