Avioni i parë kinez i prodhuar në vend ka kryer me sukses fluturimin e tij inagurues. Avioni “ARJ-21” me 70 pasagjerë në bord ka fluturuar nga kryeqyteti i provincës Schiuan, Chengdu drejtë Shangait, njofton CRI.
Projektuesi i avionit, pjesë e Korporatës Ekonomike të Aviacionit kinez, është shprehur se fluturimi shënon një hap të rëndësishëm në sektorin e aviacionit civil të Kinës.
Projekti “ARJ-21” ka nisur për herë të parë në vitin 2002.
Sipas vëzhguesve industrial, Kina synon të bëhet një nga tregjet më të mëdha të botës të aviacionit, në 20-vitet e ardhshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto