Autoriteti Portual i Durrësit: Duke filluar nga data 6 Shtator rregulla të reja për udhëtarët që hyjnë në Shqipëri - Business Magazine Albania

Autoriteti Portual i Durrësit: Duke filluar nga data 6 Shtator rregulla të reja për udhëtarët që hyjnë në Shqipëri

Autoriteti Portual i Durrësit

Autoriteti Portual i Durrësit njofton se duke filluar nga data 06.09.2021, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare, duhet të plotësojnë NJË nga këto TRE kushte:

  • Të paraqesin pasaportën e vaksinimit, ku data e vaksinimit të plotë të jetë JO më e vonshme se dy javë nga data e hyrjes në kufi.
  • Të kenë TESTIN NEGATIV PCR brenda 72-orëve/ ose TESTIN E SHPEJTË ANTIGEN brenda 48 orëve
  • Të kenë provë të kalimit të infeksionit SARS COV-II, te vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Kjo është e vlefshme edhe për qytetarët të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri

Fëmijët deri në 6 vjeç, nuk i nënshtrohen rregullave të mësipërme.

Qytetarët Shqiptarë Rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë Autoritetin Shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Testi i antigenit apo SARS Covid PCR, kryhet tashmë edhe brenda Portit të Durrësit, pranë Terminalit të Trageteve nga e hënë në të dielë, nga ora 08:00-17:00

Lexoni: Shtrëngohen masat në Shqipëri. Rikthehet karantina dhe ora policore

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0