Autoriteti i Konkurrences kerkon liberalizmin e tregut te kasave fiskale

Autoriteti i Konkurrencës kërkon liberalizmin e tregut të kasave fiskale


Autoriteti i Konkurrencës pas shqyrtimit të raportit të monitorimit në tregun e shërbimit të pajisjeve fiskale i ka rekomanduar qeverisë të liberalizojë kriteret për marrjen e autorizimit në mënyrë që të futen ne treg edhe kompani të reja.

Referuar kritereve të kërkuara për të aplikuar dhe për t’u pajisur me autorizim, kërkohet që ndërmarrja të ketë një qarkullimin vjetor për 3 (tri) vitet e fundit në total, i cili nuk duhet të jetë më i vogël se 10 milionë euro ose ekuivalente.Gjithashtu, për t’u pajisur me autorizim, ndërmarrjes i kërkohet të depozitojnë një garanci bankare, në vlerën prej 500 000 (pesëqind mijë) $, në llogari të Ministrisë së Financave.

Në tregun e kasave fiskale nuk ka pengesa ligjore për hyrjen në treg, vëren konkurrenca, pasi ndërmarrjet të cilat përmbushin kriteret e nevojshme dhe zotërojnë kapitalin e nevojshëm janë të lira të hyjnë në treg, por pengesa ka të bëjë me qarkullimin vjetor dhe garancinë bankare.

Pra, kërkesat ekonomike që u kërkohen ndërmarrje për të hyrë dhe ushtruar veprimtarinë në këtë treg, përbëjnë barriera domethënëse hyrëse. “Eliminimi i këtyre barrierave do të rriste konkurrencës midis ndërmarrjeve” këshillon Autoriteti i Konkurencës.

Si rrjedhojë, Komisioni i Konkurrencës, në mbështetje të nenit 4, nenit 24 shkronja d) dhe nenit 70 të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, VENDOSI: i. Ti rekomandojë Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Financave që: “Në VKM. nr. 781, datë 14.11.2007 “Për karakteristikat teknike të pajisjeve fiskale, sistemit të integruar të kompjuterizuar për transferimet periodike, automatike, të deklarimeve financiare, sistemit të komunikimit, për procedurën e dokumentacionit për miratimin e tyre dhe për kriteret për pajisjen me autorizim të shoqërive të autorizuara për ofrimin e pajisjeve fiskale”(i 3 ndryshuar), të rishikohen barrierat ekonomike përsa i përket qarkullimit vjetor prej 10 milionë EURO për 3 (tre) vjet dhe garancisë bankare prej 500 000 (pesëqind mijë) dollar”.

Shërbimi i pajisjeve (kasave) fiskale, ofrohet vetëm nga ndërmarrjet e autorizuara për furnizimin e pajisjeve (kasave) fiskale, si dhe të autorizuara për mirëmbajtjen e tyre. Çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendas ose i huaj, që kërkon të pajiset me autorizimin “Shoqëri e autorizuar” për furnizimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve fiskale, duhet të aplikojë pranë Ministrisë së Financave, duke paraqitur dokumentacionin e kërkuar.

/ACP/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0