Akoma dhe më shumë njerëz lidhen me anë mediave sociale dhe blogjeve. Kjo do të thotë mundësi më të mëdha për të reklamuar biznesin tuaj. Por gjithashtu do të thotë konkurrencë më e madhe në detin e informacioneve.
Lajmi i mirë – t’i mund të përdorësh metoda të provuara për tu lidhur me njerëzit. Për të kuptuar temat për të cilat njerëzit interesohen duhet kuptuar fillimisht cfarë i motivon ata. Le të shohim 5 rregulla psikologjike me të cilat mund të fillosh.
1. Përdor histori për t’u lidhur emocionalisht
Në bestseller-in New York Times Made To Stick, autorët Chip dhe Dan Heath tregojnë se ne jemi më të prirur të dhurojmë kur dëgjojmë historinë e një individi në nevojë sesa të kërkojmë për një zonë tepër të varfër.
Edhe pse vuajtja e një zone të madhe prek më shumë njerëz sesa vuajtja e një personi, historia e individit mer më shumë vëmëndje, sepse ne emocionohemi më shumë kur dëgjojmë eksperiencat e dikujt tjetër, sesa të dëgjojmë për të dhëna të caktuara. Njerëzit lidhen përmes historive të ndryshme, jo statistikave dhe informacioneve abstrakte.
Për të praktikuar këtë parim duhet të tregosh një histori për të prekur emocionalisht audiencën. Shkrimi yt mund të prekë audiencën dhe të mbetet në kujtesë nëqoftëse ndan një eksperiencë personale qoftë kjo e jotja apo e dikujt tjetër. Duke krijuar një udhëtim personal që njerëzit ta ndjekin brandi juaj mund të krijojë një impakt emocional tek shikuesit.
2. Përgjigju pyetjes, “Çfarë më ofron mua?”
Duke u treguar njerëzve se çfarë përfitojnë duke njdekur brandin tuaj do të rrisë lidhjen tuaj me audiencën. Për shembull Twitter i “Taco Bell” njihet për shkrimet e tij tepër aktive. Por më e rëndësishmja njerëzit që punojnë për Twitter-in e “Taco Bell” dinë si ti shpërndajnë përmbajtjet e tyre.
Strategjia promocionale e “Taco Bell” tregon se për të fituar audiencë duhet të mendosh cfarë do audienca më së shumti. Kështu që në promocionin tjetër të biznesit tënd mendo dhe dëgjo se si njerëzit do të reagojnë ndaj mesazhit tënd.
A po ju shërben nevojave dhe emocioneve të tyre? Feedback-u i tyre mund të përdoret për të krijuar mesazhe shënjuese.
3. Siguro prova sociale
Në ditët e sotme rishikime dhe dëshmi në produkte dhe shërbime janë të disponueshme me kilkimin e një butoni. Njerëzit mbështeten shumë në mendimet e të tjerëve përpara se të marrin një vendim.
Në një studim bërë së fundmi shërbimi i mesazheve publike u përpoq të bindë banorët të përdorin freskuese në vend të kondicionerit. Rezultatet dolën në përfundimin se ishte më efektive t’i bindje duke thënë se 77℅ e komshinjëve përdorin freskuese. sesa duke thënë se ata mund të kursenin 54$ në muaj nga ky veprim.
Presioni social është jashtëzakonisht i fuqishëm në skalitjen e perceptimeve dhe vendimeve të njerëzve. Janë disa mënyra për ta përdorur këtë koncept në biznesin tuaj – duke treguar pëlqimet në Facebook, duke postuar dëshmi dhe duke i treguar me shifra audiencës sesa e klikuar është përmbajtja juaj.
Prova sociale më efektive janë komentet pozitive në sajte të ndryshme. Ndjekësit tuaj do të kuptojnë se produkti apo shërbimi juaj është mjaft i mirë për konsumatorë të lumtur që të jenë pjesë e faqes suaj. Ti mund t’i inkurajosh njerëzit të shkruajnë komente pozitive në faqe si Yelp dhe Amazon customer reviews.
Lexo edhe5 problemet e zakonshme që hasen në çdo biznes të ri
4. Reklamoje brand-in tënd me figura të njohura
Duke përdorur fytyra të njohura përmirësohet perceptimi i brand-it qofshin këta njerëz të besuar, respektuar ose pëlqyer. Në qoftë se personi është i njohur dhe i suksesshëm në karrierën e tij kjo sjell pozitivitet për brand-in. Kjo vlen edhe nëqoftëse personi nuk është një ekspert apo i pushtetshëm në fushën që po promovon.
Lojtarja profesioniste e tenisit Maria Sharapova është së fundmi mjaft e kërkuar prej arritjeve të saj në tenis dhe gjithashtu një figurë sociale mjaft e ndjekur. Në llogarinë e saj në instagram Maria publikon foto të produkteve nga kompanitë sponsor, të cilat marrin shumë pëlqime dhe shpërndahen gjithandej.
Për biznesin tuaj mund të pyesni një person të respektuar në fushën e biznesit për publicitet të jashtëm që brand-i juaj të jetë më shumë i besueshëm. Nuk mund të gjeni një figurë të njohur? Mund të ndërtoni vetë autoritetin tuaj duke përdorur shkrime të besueshme si për shembull të ndash eksperienca të mëparshme edukimi dhe njohjet që keni marrë për punën tuaj.
5. Ndërto skarcitetin
Në 1985 Coca-Cola kreu një eksperiment nëse njerëzit preferonin Coca-Colën tradicionale apo formulën e re të saj. 55℅ e pjesëmarrësve në testimin e verbër të shijimit zgjodhën Coca-Colën e re. Gjithsesi kur formula e vjetër u zëvendësua njerëzit preferuan Coca-Colën e vjetër.
Një nga shumë mënyrat për të tërhequr vëmendjën e njerëzve dhe për t’i vënë ata në lëvizje është duke bërë shitje me pakicë. Njerëzit i frikësohen faktit se mund të humbasin diçka dhe kjo i bën ata të reagojnë shpejt. Mund ta krijoni përshtypjen e pakicës duke bërë shitje të minutës së fundit apo duke shitur diçka në sasi të pakta ose për një periudhë shumë të shkurtër kohe.
Megjithatë pakica nuk i referohet vetëm sasisë. Ju gjithashtu mund të krijoni idenë e pakicës duke e shitur brand-in tuaj në mënyrë unike duke përdorur personalizimin e brand-it duke theksuar shërbime që nuk janë përdorur më parë apo duke nxjerr në pah avantazhet e mënyrës sesi brand-i juaj vepron.
Konkluzion
Të kuptosh psikologjinë dhe ta përdorësh atë në biznesin tënd është një mënyrë e fuqishme për t’i dhënë formë brand-it tuaj. Përpiqu të përdoresh rregullat e mësipërme në strategjinë e biznesit dhe do të krijoni një prezencë të fuqishme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.