AstraZeneca mund të zhvillojë një provë tjetër për efikasitetin e vaksinës - Business Magazine Albania

AstraZeneca mund të zhvillojë një provë tjetër për efikasitetin e vaksinës

Kompania AstraZeneka mund të zhvillojë një provë tjetër në shkallë botërore për të vlerësuar efikasitetin e vaksinës së saj për koronavirusin, tha shefi i saj ekzekutiv Pascal Soriot, sipas një njoftimi të rrjetit Bloomberg News. Pak ditë pas lajmeve të bujshme për vaksinën e saj të koronavirusit, kompania po përballet me pyetje të vështira lidhur me nivelin e suksesit të vaksinës, që disa ekspertë thonë se mund t’i pengojë shanset për të marrë miratim të shpejtë nga rregullatorët në SHBA dhe BE.

Disa shkencëtarë kanë ngritur dyshime në lidhje me saktësinë e rezultateve që tregojnë se vaksina ishte 90% e efektshme tek një nën-grup pjesëmarrësish, të cilët, gabimisht morën në fillim një gjysmë doze dhe pastaj dozë të plotë. Peter Openshaw, profesor i mjekësisë eksperimentale në Imperial College London tha: “Ne duhet të presim të dhënat e plota dhe të shohim se si do t’i vlerësohen rezultat nga rregullatorët.” Ai tha se rregullatorët e SHBA dhe të Evropës “mund të kenë pikëpamje të ndryshme” nga njëri-tjetri.

Firma britanike e ilaçeve AstraZeneca tha të hënën se vaksina e saj eksperimentale, e krijuar me Universitetin e Oksfordit, parandaloi mesatarisht 70% të rasteve të COVID-19 në provat e fazës së vonë në Britani dhe Brazil. Ndërsa shkalla e suksesit ishte 90% në nën-grupin e vullnetarëve, efikasiteti ishte 62% nëse doza e plotë jepej dy herë, siç u veprua për shumicën e pjesëmarrësve.

LEXO: BE ka siguruar sasinë më të madhe të vaksinave anti-covid në botë

Kjo është mjaft më e lartë mbi nivelin 50% të kërkuar nga rregullatorët e SHBA. Rregullatorët e ilaçeve në Evropë kanë thënë se nuk do të vendosin një nivel minimal efikasiteti për vaksinat e mundshme. Në qendër të shqetësimeve, megjithatë, është fakti se rezultati më premtues prej 90% i provave vjen nga një analizë e nëngrupeve, një teknikë që shumë shkencëtarë thonë se mund të prodhojë lexime të gabuara.

Në nën-grupin që dha efikasitetin 90%, morën pjesë vetëm 2,741 vullnetarë, shumë më pak sesa dhjetëra mijëra njerëzit që morën pjesë në provat, të cilat rezultuan në efikasitet 90% të publikuara në fillim të këtij muaji për vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Moderna. AstraZeneca tha se provat me gjysmë doze u shqyrtuan dhe u miratuan nga vëzhguesit e pavarur të sigurisë së të dhënave dhe rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar, duke shtuar se rregullatori konfirmoi publikisht se nuk kishte “asnjë shqetësim”.

Rregullatori amerikan, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), nuk ka komentuar mbi rezultatet e provave të AstraZenecas. Agjencia Evropiane e Barnave tha të enjten se do t’i “vlerësonte të dhënat mbi efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës në javët e ardhshme pasi të jenë marrë nga kompania”. Problemet i vuri në dukje edhe Edhe Moncef Slaoui, këshilltari kryesor shkencor për programin e vaksinave të qeverisë amerikane që mban emrin Operacioni Warp Speed. Ai tha se askush në nën-grupin që mori gjysmën e dozës nuk ishte më i vjetër se 55 vjeç, duke lënë të kuptohet se efikasiteti tek moshat më të vjetra është ende i paprovuar në këto të dhëna. Por ai shtoi se në grupin që mori një dozë të saktë të plotë të ndjekur nga një tjetër dozë e plotë ishin përfshirë njerëz të moshuar.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0