Arrestohet në Kanada kreu i financave të Huawei, pritet ekstradimi në SHBA - Business Magazine Albania

Arrestohet në Kanada kreu i financave të Huawei, pritet ekstradimi në SHBA


Meng Wanzhou, kreu i lartë i financave për Huawei, prodhuesi më i madh i pajisjeve të telekomunikacionit në botë dhe krijuesi i dytë më i madh i smartfonëve, është arrestuar në Vankuver, Kanada, me dyshimin se ka shkelur sanksionet tregtare të SHBA kundër Iranit, siç u raportua për herë të parë nga The Globe and Mail.

Lexoni: Huawei mund Apple, i dyti më i shitur në botë

Huawei konfirmoi lajmet për TechCrunch, duke shtuar se Meng, vajza e themeluesit të Huawei Ren Zhengfei, përballet me akuza të paspecifikuara në Rajonin Lindor të New York, ku ajo kishte transferuar fluturimet në rrugën e saj drejt Kanadasë.

“Kompanisë i është dhënë shumë pak informacion në lidhje me akuzat dhe nuk është në dijeni të ndonjë keqbërjeje nga znj. Meng,” tha një zëdhënës pranë Huawei për TechCrunch. “Kompania beson se sistemet juridike kanadeze dhe amerikane në fund do të arrijnë një përfundim të drejtë. Huawei është në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi, ku vepron, duke përfshirë ligjet dhe rregulloret e zbatueshme të kontrollit të eksportit dhe sanksionimit të OKB-së, SHBA dhe BE.”

Sipas The Globe andMail, Meng u arrestua më 1 Dhjetor; një seancë dëgjimi tashmë është caktuar për të Premten.

Lexoni: Të gjithë pas Samsung. Të pakët ata që tentojnë ndryshimin

Tensionet ndërmjet autoriteteve amerikane dhe Huawei kanë qenë të larta që nga viti 2016 dhe kanë marrë një kthesë për keq, pasi lufta tregtare SHBA-Kinë është ndezur. Duke përmendur shqetësimet e sigurisë kombëtare, Presidenti Donald Trump në Gusht nënshkroi një projekt-ligj që do të ndalonte agjencitë qeveritare të përdornin produktet dhe shërbimet nga Huawei dhe konkurrenti i saj kinez ZTE. Ndërkohë, në një letër të kohëve të fundit drejtuar kryeministrit kanadez Justin Trudeau, ligjvënësit e SHBA kanë inkurajuar Kanadanë të mbajë Huawei larg nga planet e saj 5G.

burimi: TechCrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0