Huawei mund Apple, i dyti më i shitur në botë

Huawei mund Apple, i dyti më i shitur në botë


Huawei po rritet me hapa të shpejtë. Kompania është bërë brandi i ytë i telefonave më të shitur në botë, duke lënë pas Apple.

Telefonat e rinj të Huawei kanë shënuar një rekord shitjesh për vitin 2018.

Ky nuk është një lajm i shkëlqyer vetëm për kompaninë, por edhe për industinë e smartfonëve. Për 7 vite me rradhë, dy vendet e para janë dominuar nga Apple dhe Samsung.

Samsung vazhdon të mbetet në krye të ‘zhinxhirit ushqimor’. Ai shitur më shumë se 70 milionë telefona në tremujorin e fundit, duke shënuar një rënie prej 10 përqindësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Lexoni: Huawei prezanton smartfonin e tij të parë me 8GB RAM

Në total, Huawei ka arritur 15% shitje të smartfonëve, ndërkohë që Apple renditet i treti me vetëm 11%.

Rritja e vazhdueshme e Huaweit është mbresëlënëse sipas ekspertëve. Pritet që ky trend do të vazhdojë derisa të shkojmë në një epokë me smartfonë ultra-premium.

/DigitalTrends

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0