Aroma e mirë ndihmon në trajtimin e depresionit? - Business Magazine Albania

Aroma e mirë ndihmon në trajtimin e depresionit?

Aroma që zgjedhim të na shoqërojë në periudha të jetës sonë ose gjithmonë, nëse nuk e ndryshojmë me asnjë tjetër, është shumë më tepër se një erë e thjeshtë, sepse shoqërohet me kujtime, momente dhe përjetime. Të nuhasësh një parfum mund të na sjellë ndërmend një sërë ngjarjesh që ne vetë as që i kishim kujtuar t’i kishim përjetuar, qofshin ato të këndshme apo të pakëndshme.

Një studim i ri i kryer nga neuroshkencëtarët në Universitetin e Pitsburgut në SHBA vërtetoi se parfumi mund të ndihmojë depresionin. Në këtë hulumtim morën pjesë 32 persona ndërmjet moshës 18 dhe 55 vjeç, të cilët janë diagnostikuar me çrregullime të mëdha depresive. Së bashku, ata u ekspozuan ndaj aromave të njohura dhe të dashura si kafeja dhe vanilja, dhe mënyra se si reaguan tregon shumë se si aroma mund të ndihmojë në trajtimin e depresionit.

 

Lexo:Sam Altman prezanton ChatGPT Enterprise te kompanitë e tjera të mëdha

Aromat specifike vepruan si stimuj nuhatës për pjesëmarrësit, duke “zgjuar” kujtimet e tyre. Doli, në fakt, se erërat ishin më të fuqishme se fjalët për të sjellë kujtime nga e kaluara.

Sipas studimit, njerëzit me depresion klinik kanë vështirësi në sjelljen e kujtimeve në të tashmen dhe të gjitha ngjarjet që citojnë lidhen me skenarë negativë, ashtu si edhe mënyra se si i prezantojnë ato. Kur aromat hyjnë në lojë, një pjesë tjetër e trurit, amigdala, aktivizohet dhe shkakton një cikël të ri kujtimesh që janë të vërteta dhe kanë përmbajtje pozitive.

“Nëse përmirësojmë kujtesën, mund të përmirësojmë zgjidhjen e problemeve, rregullimin e emocioneve dhe çështje të tjera funksionale me të cilat njerëzit me depresion shpesh përballen,” tha Kimberly Young, profesor i asociuar i psikiatrisë në Universitetin e Pittsburgh.

“Ekspozimi” ndaj parfumit tuaj të preferuar mund t’ju ndihmojë në një masë të caktuar të përballeni me depresionin, duke kujtuar kujtime të bukura, të cilat do t’ju gëzojnë dhe do t’ju sjellin një ekuilibër në emocionet tuaja në atë moment të caktuar. Nuk është drogë, por funksionon kështu, duke ndryshuar psikologjinë tuaj dita ditës. E vetmja gjë e sigurt është se aroma është e lidhur me mendimin.

Duhet theksuar se aromaterapia përdoret edhe në trajtimin e kancerit, ndërkohë që po kryhen studime sesi era mund të ndihmojë efektivisht në trajtimin e Alzheimerit dhe demencës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0