Arben Cenko, inxhinieri i suksesshëm në Amerikë falë studimeve në Tiranë

Arben Cenko, inxhinieri i suksesshëm në Amerikë falë studimeve në Tiranë


Edhe pse Shqipëria nuk i dha mundësinë për të zhvilluar një karrierë të suksesshme, ai mori bazat e shëndetshme në fushën e inxhinierisë, për t’a bërë suksesin në Amerikë.

Arben Cenko, sot ka regjistruar disa patenta të tij në nivel ndërkombëtar, falë punës por edhe njohurive që mori në universitetin shqiptar. Ai aktualisht po merret me produkte te reja që lidhen me saldimet tek robotët dhe përmirësimin e produkteve aktuale.

Falë përvojës shumëvjeçare dhe njohurive të marra në universitet, ka arritur që studimet e tij të publikohen me sukses në USPTO ( United States Patent and Trade Office), tre patenta që kanë lidhje dhe po përdoren nga kompania në të cilën ai aktualisht punon. Ai ka aplikuar për një patentë edhe në Brazil. Për BusinessMag.ai ai shprehet se sot të krijosh një karrierë të suksesshme jashtë është më e lehtë se para viteve ’90, pasi shqiptarët tashmë janë më të përgatitur për mënyrën se si punohet në vendet perëndimore.

Me një të shkuar si shumë emigrantë, me peripeci për integrim, një herë në Itali, më vonë në Kanada dhe së fundi në SHBA, Arbeni ka “mbijetuar” falë pasionit për profesionin e tij. “Pasioni për profesionin më motivon për të vazhduar përpara. “Sa më shumë të dish aq më pak di”.Kjo është një shprehje bazë për të.

Duke iu referuar vetes, ai porosit të rinjtë të mos dorëzohen para të panjohures. “Mos mendoni se po të gaboni, jeta juaj mbaron. Përkundrazi, gabimet janë një mësim i mirë për të zgjedhur rrugën e duhur. Studioni sa më shumë dhe mos mendoni se pasi keni mbaruar studimet, njohuritë mbeten në vend, ato evoluojnë. Ndiqni pasionin dhe ndërtoni të ardhmen tuaj aty ku jeni. Jam krenar që studiova në Universitetin e Tiranës dhe njohuritë që mora në Shqipëri prodhuan patenta me vlerë ndërkombëtare! Kështu dëshiroj të shoh rininë e Atdheut tim” thotë ai.

Ndër vite ai ka punuar në disa poizicione të rëndësishme në kompanitë si OCLAP Srl (1996- 2001) në pozicionin e Menaxherit të Paisjeve/Stampave. Në Regaskiss (ITË) Product Design Engineer nga 2001 -2008 Ëindsor Ontario/Canada. MART ËELD & AUTOMATION Inc. 2008-2011 si zëvendës President i Kërkim, Zhvillim, Projektim i Oldcastle, Ontario/Canada, Synchron Design & Automation, si konsulent për Kërkim-Zhvillim-Projektim në fushën e automateve dhe robotëve si dhe Abicor Binzel Inc 2016, ku është aktualisht si Mënaxher në Kërkim Zhvillim Projektim

Arbeni lindi dhe u rrit në Durrës. Në fillimin e viteve ’90 u largua në drejtim të Italisë. Vështirësitë e fillimit nisnin që me mungesën e njohurisë së gjuhës. Gjatë kohës kur jetoi në Itali së bashku me babin e tij filloi të merrej me tregti mallrash nga Italia në Shqipëri.
“Më është dashur të punoj punë të ndryshme për të përballuar qeranë dhe jetesën”, – shprehet ai. Në fundjava punonte si ndërtues, mekanik apo kamarier. Më vonë, kur italishtja e tij u përmirësua filloi punë në një ndërmarrje. Në fund të vitit 2001 vendos të largohet në Kanada, për t’u zhvendosur sërish në 2015-ën në SHBA, ku aktualisht po punon aty.

Lexo:  Josif Grabocka, profesori i Inteligjencës Artificiale në Gjermani

“ Në Kanada dhe SHBA  mjedisi ishte më miqësor, nuk u ndjeva i paragjykuar, pasi këto vende janë ndërtuar mbi bazën e tolerancës dhe respektit ndaj të huajve” – rrëfen ai për BusinessMag.al.
Ai u kujton Shqipërisë dhe shqiptarëve se, “çdo emmigrant është me trup jashtë, por zemrën e ka lënë në Atdhe”!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0