Apple publikon një video për të kuptuar rëndësinë e privatësisë në smartfonin tuaj - Business Magazine Albania

Apple publikon një video për të kuptuar rëndësinë e privatësisë në smartfonin tuaj


Apple ka publikuar një reklamë të re ditën e Enjte ku shtron çështjen se pse ju duhet të keni kujdes në lidhje me privatësinë në smartfonin tuaj.

Në videon 45 sekonda, Apple paraqet skenarë të ndryshëm ku njerëzit zakonisht duan privatësi: në shtëpi, në zyrë, ndërsa flasin me të tjerët, në makinë, madje edhe në tualet.

Lexoni: Menjëherë pas Samsung, Huawei prezanton telefonin e tij të palosshëm

Fundi i videos thotë, “Nëse privatësia ka rëndësi në jetën tuaj, duhet të ketë rëndësi edhe në telefonin me të cilin po kaloni jetën tuaj”.

Për më shumë mund të shikoni videon më poshtë:

https://youtu.be/A_6uV9A12ok

Apple ka një faqe të tërë në website e tij të dedikuar vetëm për privatësinë. Nga kodet e klientëve, tek fotot tuaja, në pyetjet që i bëni Sirit, tek Apple Pay, Apple thotë se “nuk i mbledh informacionet tuaja personale për t’ua shitur reklamuesve apo organizatave të tjera” dhe të gjitha të dhënat tuaja janë të sigurta larg nga marketerët, palët e treta dhe madje edhe vetë Apple. Ai gjithashtu shpjegon se si zbaton privatësinë në çdo aplikacion të lejuar edhe në App Store.

Kjo reklamë mund të perceptohet si një mesazh edhe kundrejt konkurrentëve të Apple, përkatësisht Facebook dhe Google, të cilat janë të njohur për monetarizimin e aplikacioneve të tyre duke përdorur të dhënat anonime të përdoruesve për të marketuar platformat e tyre të reklamimit tek palët e treta dhe reklamuesit.

Lexoni: Dorëzohet Apple: “Çmimet tona ndërkombëtare janë qesharake”

Ndërsa Apple ka një rekord mjaft të mirë në privatësinë, nuk ka qenë dhe aq i përkryer. Pak më shumë se një muaj më parë, në fakt, pajisjet e Apple u rrezikuan nga një defekt i madh i FaceTime që lejonte njerëzit të dëgjonin të tjerët, edhe nëse nuk i përgjigjeshin thirrjes. Apple e rregulloi këtë problem brenda një jave.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0