Apple prezanton iOS 26 me përditësimin më të madh që nga 2013 - Business Magazine Albania

Apple prezanton iOS 26 me përditësimin më të madh që nga 2013

Apple ka publikuar versionin beta publik të sistemit të ri operativ për iPhone, i quajtur iOS 26, duke u ofruar përdoruesve të pajisjeve të përditësuara mundësinë për të provuar ndërfaqen e ridizajnuar që do të lansohet zyrtarisht këtë vjeshtë.

Versioni beta është tashmë i disponueshëm për përdoruesit në SHBA dhe vende të tjera, të cilët mund të regjistrohen në faqen zyrtare të Apple. Pasi të jenë regjistruar, ata mund të ndjekin rrugën: Settings > General > Software Updates > Beta Updates për ta instaluar versionin e ri.

Ky përditësim përfaqëson ndryshimin më të madh vizual në ndërfaqen e iPhone që nga viti 2013, kur iOS 7 solli një dizajn më të thjeshtë dhe të sheshtë. Riorganizimi i këtij viti, i quajtur “Liquid Glass”, zëvendëson shumë nga butonat dhe menutë klasike me elemente të reja gjysmë-transparentë, që shfaqin animacione të lëmuara gjatë navigimit. Elementët vizualë janë dizajnuar për të ngjasuar me xhamin që rrjedh në mënyrë të lëngshme, duke krijuar një eksperiencë dinamike dhe moderne. Apple pritet të mbledhë reagime nga përdoruesit për të përshtatur më tej elementët më radikalë të këtij dizajni përpara publikimit final. Përveç iPhone, Apple ka përditësuar gjithashtu sistemet operative për iPad, Mac dhe Apple Watch, duke i përafruar me stilin e ri vizual. Ndër risitë kryesore të iOS 26 përfshihet një përmirësim i aplikacionit Phone, ku thirrjet e fundit dhe mesazhet zanore shfaqen në një ekran të vetëm. Janë shtuar gjithashtu mjete të reja për filtrimin e telefonatave dhe mesazheve të padëshiruara (spam), duke përmirësuar ndjeshëm përvojën e përdoruesve.

Lexo edhe: BE ndryshon sërish rregullat për fluturimet. Ja çfarë ka të re!

Megjithatë, ajo që mungon në këtë version është përditësimi i madh i asistentit zanor Siri me inteligjencë artificiale, të premtuar nga Apple në vitin 2024. Këto funksione pritet të mos jenë gati përpara vitit 2026. Nga ana tjetër, iOS 26 sjell disa veçori të reja të zgjuara të bazuara në AI, si përkthimet në kohë reale në iMessage dhe FaceTime, apo kërkimi vizual nga pamjet e ekranit (screenshot). Për shembull, përdoruesi mund të përzgjedhë një objekt si një llambë brenda një screenshot-i të një artikulli dhe të zbulojë ku mund të blejë një të ngjashme online. Apple lançon zakonisht një përditësim të madh softuerik çdo vit për pajisjet e saj. Ky prezantohet fillimisht në muajin qershor gjatë Worldwide Developers Conference (WWDC), kur zhvilluesit fillojnë testimet. Gjatë verës, kompania lëshon versionin beta publik për përdoruesit që duan të testojnë risitë dhe të ndihmojnë në identifikimin e gabimeve. Versioni përfundimtar i softuerit publikohet në vjeshtë, paralelisht me daljen në treg të modeleve të reja të iPhone, dhe instalohet automatikisht në shumicën e pajisjeve.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0