Apple Pay lancohet para pushimeve?! - Business Magazine Albania

Apple Pay lancohet para pushimeve?!


Apple Pay është më në fund gati që të zhvendoset përtej aplikacioneve ekzistuese.

Apple ka njoftuar paraprakisht se shërbimi i tij i pagesave, i cili lejon blerësit të bëjnë një blerje në aplikacionet mobile me anë të shenjave të gishtave të tyre, në vend që të fusin të dhënat e kartës së kreditit, po zgjerohet edhe tek uebsajtet këtë vit.

Ky shërbim do të jetë në dispozicion për blerësit që përdorin shfletuesin Safari në modelet e iPhone dhe iPad që posedojnë teknologjinë e Apple Touch ID. Apple gjithashtu ka konsideruar të vendosë këtë shërbim për laptop dhe desktop Apple, edhe pse nuk është akoma e qartë.applepay-businessmag

Apple po u thotë partnerëve të tij të mundshëm se zgjerimi i Apple Pay në faqet e internetit mobile do të jetë gati para sezonit të pushimeve këtë vit. Një njoftim mund të vijë në WWDC, në konferencën e Apple për zhvilluesit e programeve, e cila zakonisht zhvillohet në Qershor.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0