Nga shpikja në shpikje. Gjiganti amerikan i teknologjisë ‘Apple’ është në kërkim të perfeksionimit. Së fundi ‘Apple’ ka krijuar një tjetër aplikacion të ri muzikor.
Aplikacioni quhet ‘Music Memos’ dhe shërben si regjistrues muzikor, ku krijuesit dhe kompozitorët mund të koordinojnë notat dhe ritmin për të kompozuar pjesë muzikore.
Pjesët e krijuara mund t’i luajnë me instrumente të ndryshme muzikore, si kitarë, piano, violinë etj.
Aplikacioni shkakrkohet falas në App Store. Ai funksionon në iPhone 4S dhe versionet më të reja deri tek iPad.
Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.