Apple do të ndalojë shitjen e disa orëve në SHBA - Business Magazine Albania

Apple do të ndalojë shitjen e disa orëve në SHBA

Apple planifikon të ndalojë shitjen e disa versioneve të Apple Watch në Shtetet e Bashkuara sa më shpejt, çfarë shënon një nga mosmarrëveshjet më të rëndësishme ndër vite.

Kompania konfirmoi se nuk do të shesë më Apple Watch Series 9 dhe Apple Watch Ultra 2, duke filluar nga e enjtja në Apple.com dhe nga vendet e shitjes me pakicë pas 24 dhjetorit.

Vendimi për të hequr një nga produktet më të njohura vjen si pasojë e një mosmarrëveshje të vazhdueshme me prodhuesin e pajisjeve mjekësore, Masimo, lidhur me veçorinë e oksigjenit të gjakut. Apple ka reklamuar vazhdimisht smartwatch-in si një pajisje që shpëton jetë, duke ndihmuar në lansimin e Apple Watch në stratosferë duke bërë që të jetë ora më e shitur në të gjithë botën. Por, mosmarrëveshja e tyre me Masimo rrezikon të cënojë këtë sukses.

Komisioni Ndërkombëtar i Tregtisë në Shtetet e Bashkuara ka vendosur se Apple ka shkelur patentën e oximetrit të Masimo, e cila përdor teknologjinë bazuar në dritë për të lexuar nivelet e oksigjenit në gjak.

Ndërkohë së fundmi në një deklaratë kompania është shprehur:

“Derisa periudha e shqyrtimit të përfundojë, Apple po ndërmerr hapa paraprakisht për t’u pajtuar nëse vendimi qëndron”, është shprehur Apple.

Kompania shtoi: “Apple nuk pajtohet fuqimisht me urdhrin dhe po ndjek një sërë opsionesh ligjore dhe teknike për të siguruar që Apple Watch të jetë në dispozicion të klientëve”.

Kompania tha, nëse urdhri qëndron, ajo do të vazhdojë të marrë të gjitha masat për të kthyer Apple Watch Series 9 dhe Apple Watch Ultra 2 tek klientët në SHBA sa më shpejt të jetë e mundur.
Apple tha se beson me vendosshmëri se gjetjet e Komisionit Ndërkombëtar të Tregtisë janë të pasakta dhe duhet të kthehen. Gjithashtu, Apple tha se ka dorëzuar dëshmi që tregon se një ndalim do të kishte ndikim negativ në shëndetësinë, kërkimin shkencor dhe mjekësor, si dhe te përdoruesit e Apple Watch që mbështeten në EKG, nivelin e oksigjenin të gjakut dhe veçoritë e tjera të lidhura me shëndetin.

Joe Kiani, kreu i Masimo, shprehet se ai mendon që vendimi për të pezulluar shitjen e pajisjeve është episodi më i fundit në konfliktin e vazhdueshëm për patentat.

“Ajo ka qenë një shkelje e synuar me qëllim”, theksoi Kiani.

Apple ende nuk ka tentuar të arrijë një marrëveshje me Masimo, por Kiani shprehet se është i hapur për bisedime.

Këto kompani kanë qenë përfshirë në një grindje të vazhdueshme për një kohë të gjatë.

cnn.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0