Aplikacioni TikTok po shkarkohet më shumë se WhatsApp

Aplikacioni TikTok po shkarkohet më shumë se WhatsApp


TikTok është në rrugën e duhur për të tejkaluar WhatsApp për sa i përket numrave të përdoruesve. Ndërsa WhatsApp është shkarkuar nga 60.1 milionë njerëz deri më tani, në TikTok në fillim të vitit ky numër ishte vetëm 4.4 milionë. Por rritja e tij ishte e shpejtë. Sipas të dhënave nga kompania kineze e teknologjisë Bytedance, tashmë janë bërë rreth një miliard shkarkime.

Në TikTok çdokush mund të publikojë video dhe të ndryshojë zërin. Kjo veçori e ashtuquajtur lip-sync është bërë mjaft e popullarizuar.

Lexoni: Pothuajse gjysma e përdoruesve të internetit përdorin WhatsApp çdo javë

Edhe influencerët kanë hapur llogari në TikTok. Midis tyre është Falco Punch, një 23-vjeçar që flet shumë për jetën e tij të përditshme dhe ka miliona ndjekës në gjithë botën. Menaxheri i tij Brix Buchmann shpjegoi për Business Insider: “Është aplikacion interesant për kompanitë që duan të targetojnë një audiencë të moshës 8-18 vjeç. Këtu mund të fitoni vëmendjen e fëmijëve. Ata nuk lexojnë gazeta, nuk shikojnë TV. Kjo është arsyeja pse kompanitë si Lego dhe Marvel janë të interesuar për këtë aplikacion.

Ekziston edhe një funksion i mesazheve. Kjo është diçka e njëjtë me Facebook dhe Instagram – por me më shumë mundësi për t’u zgjeruar në të gjithë botën. Sepse ndryshe nga Facebook dhe Instagram, Tiktok lejohet edhe në Kinë.

Businessinsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0