Aplikacioni carpooling Udhë shtrihet në disa qytete të Shqipërisë - Business Magazine Albania

Aplikacioni carpooling Udhë shtrihet në disa qytete të Shqipërisë

Udhë erdhi si përgjigje ndaj informalitetit që karakterizonte tregun carpooling në Kosovë dhe mungesa e një alternative online bëri që ata të zhvillonin zgjidhjen.

Aplikacioni Udhë, i lançuar në Mars të 2021, me një komunitet të madh prej 30 mijë anëtarësh dhe 20 mijë përdorues të regjistruar në aplikacion, lajmëroi shtrirjen e shërbimit edhe në Shqipëri.

Udhë synon të forcojë prezencën në shtetet ku operon tani dhe te zgjerohet në Mal të Zi, Serbi, BeH, dhe Greqi,” tha themeluesi i Udhë, Eroll Gorçi për PCWorld.al.

Aktualisht shërbimi është i disponueshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Udhë erdhi si përgjigje ndaj informalitetit që karakterizonte tregun carpooling në Kosovë dhe mungesa e një alternative online bëri që ata të zhvillonin zgjidhjen.

Ndërsa filloi si një komunitet në 2019-ën, sot Udhë është një aplikacion për telefona të mençur që lidh shoferët me udhëtarët që kanë të njëjtin destinacion. Kur një shofer udhëton nga qyteti në qytet dhe ka tre ulëse të lira, ai mund të postojë një udhëtim në aplikacion, duke specifikuar destinacionin, orën, datën, dhe vendtakimin.

Udhëtarët, në ndërkohë shohin postimin ne aplikacion dhe mund të rezervojnë ulëse. Pasi të rezervojnë ulësen, udhëtarët komunikojnë direkt me shoferin dhe bashkë-udhëtaret përmes chat-it.

Duke folur për të ardhmen, Erolli tha se “më specifikisht, Udhë synon të rrisë ofertën e shërbimeve inovative të bashkë-udhëtimit në tërë Ballkanin Perëndimor, brenda dy viteve të ardhshme.”

Aplikacioni në Android dhe iOS dhe mund të shkarkohet nga dyqanet respektive Play Store dhe App Store.

Udhë u përzgjodh si një prej startupeve pjesëmarrëse në programin e dytë të akselerimit të Uplift Western Balkans duke u shpallur fitues i çmimit të tretë.

PCWorld

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0