Ankthi i punonjësve, dëmet që sjell ai për kompaninë

Ankthi i punonjësve, dëmet që sjell ai për kompaninë


Ankthi është një formë e zakonshme e sëmundjes mendore. Shumë njerëz stresohen nga një ngjarje e caktuar që ndodh në jetën e tyre, nga nisja e një pune të re, apo gjatë lëvizjes nga një vend në tjetrin.

Stresi mund të cënojë aftësinë e një individi, për të kryer edhe përgjegjësitë më themelore, të cilat mund të jenë të përditshme. Vetëm fakti që mund të pushtoheni nga ankthi, ju bën të kaloni momente edhe më të vështira. Ekziston një cikël shqetësimi i përhershëm që shpesh shoqëron ankthin dhe i bën individët të ndjehen të papërshtatshëm dhe të paaftë për të kontrolluar mendimet ose sjelljet e tyre.

Ja çfarë sjell ankthi juaj si punonjës në dëm të kompanisë:

Lexo: Ja si na motivon stresi

Performancë  të dobët
Nivele të larta të rraskapitjes emocionale dhe psikologjike si rezultat i ankthit në vendin e punës mund të çojnë në mungesë të përqëndrimit. Nëse shefi e kupton situatën në të cilën ndodhet ky punonjës, atëherë nuk ka vend për performancë të dobët. Punonjësi do të ndihet më i sigurt dhe do të jetë më produktivit, kur sipërmarrësi apo menaxheri është në dijeni të situatës.

Ankthi është fenomeni që ndikon negativisht në performancën e punonjësve dhe mund të kthehet në varësi.

Pushime të zgjatura
Kur punonjësit mungojnë në punë apo bëjnë pushime të zgjatura, biznesi fillon të shënojë rënie. Studimet kanë treguar që ankthi dhe çrregullimet depresive lidhen direkt me kufizimin e aftësive në punës, po ashtu si edhe sëmundje të tjera. Por, është e papapranueshme që shefi të ndalojë punonjësin të marrë një kohë të caktuar për të qetësuar gjendjen e tij emocionale. Nëse shefi arrin ta mirëkuptojë këtë situatë të punonjësit, atëherë ai i heq punonjësit një pjesë të ankthit.

Rritja e kostove të kujdesit shëndetësor
Fakti që punonjësi mund të vuajë nga stresi dhe ankthi dhe duhet të trajtohet për këtë pjesë, është një shtesë në shpenzimet individuale të kujdesit shëndetësor, apo në shpenzimet e kompanisë.

Ndryshime të pa shmangshme
Ndryshimi është i pashmangshëm, por gjithashtu mund të jetë shumë i kushtueshëm për biznesin. Qarkullimi i punonjësve është një kosto e  madhe për çdo kompani, pasi kushton kohë, para dhe produktivitet për të zëvendësuar një punonjës. Stresi dhe ankthi shpesh shoqërohen me më shumë ankesa shëndetësore sesa çdo ankesë tjetër që lidhet me vendin e punës. Sigurimi që punonjësit të ndihen të mbështetur dhe të gjejnë qetësinë mendore me menaxherët dhe bashkëpuntorët, është thelbësore në rritjen dhe mbajtjen e punonjësve.

Dëmtim të humorit 
Humori është një gjendje shpirtërore që ndikon në besimin, produktivitetin dhe entuziazmin e krijuar brenda kornizës së strukturës së një kompanie. Një gjendje e mirë emocionale është thelbësore për suksesin e një kompanie dhe prishja e këtij humori arrin të performancën e një kompanie.

Shumë persona që vuajnë nga ankthi raportojnë se ndihen të gjykuar dhe të pambështetur nga menaxherët dhe bashkëpuntorët e tyre, çka ul moralin dhe rrit dëshirën e tyre për të gjetur një punë të re. Inkurajimi i dialogut të hapur ndërmjet punonjësve dhe menaxherëve, përsa i takon shëndetit mendor të punonjësve tuaj mund të parandalojë që problemet e tyre të përkeqësohen.

Lexo: Si të largoni stresin para kohës së gjumit

Kur punonjësit mendojnë se punëdhënësi i tyre është vërtetë i interesuar për mirëqenien e tyre, ka tendencë të ketë një rritje të produktivitetit. Një pronar biznesi, është e rëndësishme të informohet, të njohë shenjat dhe t’u siguroni punonjësve inkurajimin dhe mbështetjen që u nevojiten punonjësve për të menaxhuar shëndetin e tyre mendor.
Entreprenur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0