Ancilla van de Leest, ekspertja e të drejtave dhe privatësisë digjitale është folësja e fundit e Spark.Me 2017 - Business Magazine Albania

Ancilla van de Leest, ekspertja e të drejtave dhe privatësisë digjitale është folësja e fundit e Spark.Me 2017


Ekipi organizues i Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të internetit dhe biznesit në Europën Juglindore, e cila është caktuar në muajin Maj në datat 29-30, në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi ka njoftuar folësin e ri dhe të fundit të Spark.me 2017Ancilla van de Leest, këshilltare, folëse dhe shkrimtare për temat që kanë të bëjnë me të drejtat digjitale, privatësinë, të drejtat civile dhe të ardhmen e teknologjisë.

Ancilla e filloi karrierën e saj aktiviste dhe zëdhënëse e të drejtave digjitale dhe privatësisë, si një praktikante në organizatën udhëheqëse hollandeze të të drejtave digjitale – Bits of Freedom. Në Qershor të vitit 2016, Ancilla u zgjodh si kandidate kryesore e Partisë Pirate të Hollandës për zgjedhjet parlamentare hollandeze në vitin 2017. Prioritetet e saj kishin për qëllim forcimin e të drejtave të privatësisë dhe kundërshtimin e heqjes së parave të gatshme, duke paralajmëruar për të ardhmen ku një person do të ndiqej në bazën e historisë së pagesave të tyre. Në Prill 2017, Ancilla njoftoi se do të linte Partinë Pirate, duke zgjedhur rolin e një anëtareje pasive dhe një këshilltare për anëtarët e partive të ardhshme. Ancilla vazhdon të advokojë për të drejtat digjitale, privatësinë dhe të drejtat civile duke përdorur mediat hollandeze të njohura si për shembull New Revue, The Next Web, De Volkskrant, Joop.nl dhe Financieel Dagblad dhe duke folur në konferencat më të mëdha të teknologjisë në të gjithë botën.

Organizatorët e Spark.me kanë bërë publike rreth 11 folës në këtë edicion të Spark.me 2017 – Rory Sutherland (zëvendës presidenti i Ogilvy & Mather UK, një agjenci globale marketingu dhe reklamimi, me bazë në Londër), Kamran Elahian (sipërmarrës global i teknologjisë së lartë dhe filantropist), Heather B. Armstrong (blogerja më popullore në botë me më shumë se 1.5 milionë ndjekës në Twitter dhe një autore bestselling e New York Times), Dr. Max Mckeown (një ndër autorët me librat më të shitur, trajner strategjik dhe psikolog),  Jason Romeyko (ish Drejtor Ekzekutiv i Kreativitetit në Saatchi & Saatchi dhe fitues i shumëfishtë i çmimeve të profilit më të lartë në industrinë e reklamave dhe marketingut), Virginia Salas Kastilio (CEO e kompanisë konsulente Ginicanbreathe, e vlerësuar me vendin e parë si Influencuese për femrat në biznes në Snapchat), Peter Kim (zëvendës president i angazhimit digjital të lonsumatorëve në LEGO Group, kompania më e madhe e lodrave në botë), Aza Raskin (sipërmarrës serial dhe një nga dizajnerët më me ndikim në botë), Sharad Sagar (një sipërmarrës social indian i përfshirë në listën globale të Forbes “30 Under 30”), Rob Fitzpatrick (një sipërmarrës në fushën e teknologjisë dhe autori i librit shumë të vlerësuar “The Mom Test”) dhe Jon Burkhart (një folës kryesor i konferencës, fitues i shumë çmimeve, strateg për përmbajtjen dhe copywriter me bazë në Londër).

Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës. Çmimi i plotë i biletës është 300 €. Studentët e shkollave të mesme, studentët në universitet, në studime pas universitare dhe PhD, të cilët janë 27 vjeç ose më të rinj mund të marrin biletën e tyre për një çmim special prej 50 €.

Biletat e konferencës Spark.me përfshijnë: të gjitha sesionet e konferencës, seminaret dhe workshopet, drekën në të dy ditët e konferencës, të gjithë “coffee breaks” në të dy ditët e konferencës dhe një pritje koktejli në mbrëmjen e ditës së 1 të konferencës. Një biletë nuk përfshin akomodimin dhe transportin. Të gjitha biletat e blera më vonë mund të transferohen tek një person tjetër (“ndryshim emri”), por nuk mund të kthehen.

Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të biznesit / internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 29-30 Maj, 2017, në Hotel Mediteran, në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi. Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që është në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit të Malit të Zi – .ME dhe mundësuar nga Crnogorski Telekom (degë e Deutsche Telekom AG).

Spark.me sjell histori nga zgjidhjet teknologjike më inovative, modele të reja të biznesit, strategji angazhimi të markave, iniciativa për ndryshimin e botës dhe bashkon së bashku biznesin, teknologjinë, udhëheqësit e inovacionit, marketerët, startup-et dhe geeks.

Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me konferencën në faqen zyrtare të Spark.me, në faqen në Facebook dhe llogarinë në Twitter.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0