Heather B. Armstrong, Jason Romeyko dhe Virginia Salas Kastilio janë tre folësit e radhës të Spark.me 2017 - Business Magazine Albania

Heather B. Armstrong, Jason Romeyko dhe Virginia Salas Kastilio janë tre folësit e radhës të Spark.me 2017


Ekipi organizues i Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të internetit dhe biznesit në Europën Juglindore, e cila është caktuar në muajin Maj në datat 29-30, në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi ka njoftuar folësit e radhës në Spark.me 2017.

Heather B. Armstrong

Një folëse, një autore bestselling e New York Times, një konsulente brandi dhe aktiviste në Jeopardy!

Heather B. Armstrong njihet gjerësisht për blogun më popullor në botë “mommy blogger”. Faqja e saj dooce.com është renditur disa herë si një nga faqet më të rëndësishme të Time Magazine dhe në 100 faqet më të mira në Forbes Magazine për femrat. Ajo ka më shumë se 1.5 milionë ndjekës në Twitter dhe është renditur nga Forbes Magazine si një nga 30 gratë më me ndikim në media.

Heather është një pioniere në botën e reklamimit në internet. Në 17 vitet që ajo ka formuar komunitetin e shkrimit në internet, ka punuar për të krijuar përmbajtje të targetuar për markat e shumta botërore, përfshirë Ford, Nintendo dhe Clorox – dhe ajo ka shkruar një bestseller të New York Times, “It Sucked and then I Cried: How I Had a Baby, a Breakdown, and a Much Needed Margarita.”

Heather është ftuar dy herë në Shtëpinë e Bardhë për të konsultuar në një Forum zyrtar mbi “Fleksibilitetin në Vendin e Punës” dhe është një folëse shumë e kërkuar për temat që përfshijnë median sociale, filantropinë dhe balancën gjithnjë e më të pakapshme të punës dhe jetës. Kur ajo nuk po punon me markat, apo me shkrimet në faqen e saj të internetit, apo duke folur për audiencat në evente të ndryshme në mbarë botën, ndoshta po shpenzon kohë me dy vajzat e saj të bukura dhe me qenin e saj të çmendur, të cilët duken karaktere plot jetë në tregimet e saj.

Jason Romeyko

Drejtor Ekzekutiv i Kreativitetit në Grupin Serviceplan.

Jason Romeyko është një artist komercial që mbulon tregimet nëpër platforma të shumëfishta. I klasifikuar si shkrimtar në Saatchi & Saatchi në vitin 1993, ai u kthye shpejt në Drejtorin Kreativ Global duke mbuluar Sidnein, Varshavën, Moskën, Vjenën, Berlinin dhe Gjenevën. Pas më shumë se 23 vitesh, në qershor të vitit 2016, Jason u largua nga roli i tij si drejtori kreativ global në Saatchi & Saatchi, ku ai udhëhoqi prodhimin për markat gjigande Deutsche Telekom, Toyota dhe Glaxo-Smith Kline.

Ai është vlerësuar me shumë çmime të mëdha Gold, Argjend dhe Bronzi në Cannes Lions, Eurobest, ADCE, ADC, CCA, ADCI, Golden Drum, Epica, Clio, LIA dhe shfaqje të tjera anembanë botës. Vetëm në vitin 2015, ai fitoi “9 Cannes Lions” për revistën Vangardist dhe “The HIV+ Issue”. Në 2016 ai u nderua më tej me një tjetër “10 Lions” – kryesisht për “Sea Hero Quest” – loja e parë e lëvizshme në botë që ndihmon shkencëtarët të luftojnë demencën.

Ndër veprat e tij të tjera të preferuara është loja “Angry Birds Live“,  fushata “Firework” e Katy Perry dhe videoja muzikore, e cila mori në MTV Video Music Awards çmimin e lakmuar “Video Of The Year“. Krijimtaria e tij tashmë është parë dhe shpërndarë në internet mbi 1.5 miliardë herë.

Në vitin 2016 ai mori me krenari rolin e Drejtorit Ekzekutiv të Kreativitetit në Grupin Serviceplan, duke bashkëpunuar me Alex Schill në një mision për ta bërë kompaninë të parën në grupin e pavarur të agjencive në botë.

Jason është energji e pastër, flet rrjedhshëm 7 gjuhë dhe ka një mace të quajtur Bauer.

Virginia Salas Kastilio

CEO e kompanisë konsulente Ginicanbreathe. E vlerësuar në vendin e parë të Influencuesve Femra për Biznesin në Snapchat.

Virginia Salas Kastillo është themeluese dhe CEO e Ginicanbreathe, një kompani PR, marketingu  dhe influencuese e mediave sociale që ndihmon bizneset të krijojnë ndikimin dhe ndërgjegjësimin e tyre në internet.

Virxhinia është një nomade, e cila flet 3 gjuhë, ka qenë në 15 shkolla të ndryshme dhe ka udhëtuar nëpër botë. Pas një karriere pesëvjeçare në botën e korporatave, ku arriti në një miliardë dollarë në Apple dhe Oracle pa asnjë diplomë, Virxhinia vendosi të fillojë nga zeroja dhe të ndërtojë një kompani online dhe t’i kushtojë jetën e saj kërkimit dhe përhapjes së lumturisë. Ajo lëviz nga një vend në tjetrin çdo javë për të mbajtur një perspektivë të re mbi gjërat.

Virxhinia është një person i famshëm në Snapchat me ndjekës në mbarë globalin që e ka bërë Snapchatting punën e saj të plotë. Ajo është renditur e para si influencuesja femër për biznesin në snapchat në mbarë botën, nga Inc Magazine. Ajo është në partneritet me organizata si BBC, Nasdaq, Sundance dhe Good Mag për të promovuar përmbajtjen e tyre dhe për të lidhur përdoruesit me produktet e tyre.

Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të biznesit / internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 29-30 Maj, 2017, në Hotel Mediteran, në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi. Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që është në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit të Malit të Zi – .ME

Spark.me sjell histori nga zgjidhjet teknologjike më inovative, modele të reja të biznesit, strategji angazhimi të markave, iniciativa për ndryshimin e botës dhe bashkon së bashku biznesin, teknologjinë, udhëheqësit e inovacionit, marketerët, startup-et dhe geeks.

Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me konferencën në faqen zyrtare të Spark.me, në faqen në Facebook dhe llogarinë në Twitter.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0