AmCham përcjell në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese komentet për projektligjin e përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesve - Business Magazine Albania

AmCham përcjell në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese komentet për projektligjin e përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesve

AmCham përcjell në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese komentet për projektligjin e përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesve

Dhoma Amerikane ka përcjellë përmes Kryetares së Komitetit të Taksave, Alketa Uruci në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, komentet lidhur me projektligjin “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje”
Znj. Uruçi theksoi se ligji në gjendjen aktuale jo vetëm nuk është konsultuar me organizatat e biznesit por shfaq disa mangesi teknike që e bëjnë ata të pazbatueshëm dhe për rrjedhojë nuk realizon qëllimin për të ndikuar në ruajtjen e ambjentit. Dhoma Amerikane kërkoi shtyrjen e miratimit të këtij projektligji pë të patur mundësinë e reflektimit të të gjitha shqetësimeve që vijnë nga biznesi dhe që e bëjnë më efikas zbatimin e tij,

Për më shumë informacion mbi komentet e Dhomës Amerikane klikoni linkun

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0