Ambientet toksike i bëjnë njerëzit të largohen nga puna dhe projektet të dështojnë - Business Magazine Albania

Ambientet toksike i bëjnë njerëzit të largohen nga puna dhe projektet të dështojnë


Kultura organizative është më e rëndësishme se vizioni. Disa liderë kanë vizion të madh, por kanë krijuar një kulturë toksike ku ai vizion nuk do të mund të realizohet kurrë.” Phil Cooke

Lexoni: Qëndroni larg njerëzve ‘toksikë’

Shenjat që po punoni në një ambient toksik:

1) Mungesë respekti dhe nënvlerësim
2) Presion i paarsyeshëm për të marrë rezultate afatshkurtra në kurriz të strategjisë afatgjatë
3) Pabarazi, padrejtësi, favorizim
4) Çdo lloj ngacmimi dhe bulling
5) Mungesa e empatisë, vlerësimit, mbështetjes
6) Kontroll i tepërt i njohur si mikromenaxhim
7) Ambient moralisht i diskutueshëm, mungesa e integritetit, inkurajimi i pandershmërisë

Në një mjedis si ky, pa marrë parasysh sa i madh është një vizion dhe strategji, asnjë vizion nuk implementohet.

Udhëheqësit e mëdhenj e rregullojnë kulturën toksike brenda kompanisë së tyre.

Ata fuqizojnë, përfshijnë, dëgjojnë, vlerësojnë, sfidojnë, mbështesin, mentorojnë punonjësit e tyre. Ata vlerësojnë punën e madhe dhe punën e bërë mirë, ndershmërinë, integritetin, angazhimin dhe përkushtimin.

Ata e dinë se:

“Kultura e ha strategjinë për mëngjes.” – Peter Drucker

Lexoni: Sa toksik është vendi juaj i punës? Shumë nëse këto 8 gjëra vazhdojnë të ndodhin çdo ditë

/LinkedIn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0