Amazon sjell ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri - Business Magazine Albania

Amazon sjell ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri


Gjiganti i tregtisë online, Amazon ka dërguar ndihmat e tij për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit në Shqipëri.

Me gjithë ndihmat monetare, njerëzore e materiale që kanë ardhur në ndihmë të Shqipërisë në këto ditë të vështira, nuk ka munguar as ndihma e Amazon. E gjithë kjo ka ndodhur falë bashkëpunimit me fondacionin Fundjavë Ndryshe. Këtë e ka bërë të ditur modelja e mirënjohur Emina Cunmulaj, e cila është Anëtare e Bordit të Fondacionit, në profilin e saj të Instagram.

Ditën e sotme kanë mbërritur në Shqipëri 5 kamionët e parë me çadra, shteretër, batanije etj dhe vlera e kontributit fillestar të Amazon për ndihmat që kanë sjellë në Shqipëri është 240 mijë dollarë.

Emina shkruan në llogarinë e saj “Çfarë mënyre e jashtëzakonshme për t’u përgatitur për të nisur një Vit të Ri. Faleminderit Amazon për kujdesin për Shqipërinë dhe mbështetjen që i jep fondacionit tonë Fundjavë Ndryshe me të mirat tuaja me vlerën 240,000 $ nga furnizimi me ushqime, shtretër, çadra dhe shumë më tepër. Këto furnizime janë akoma të nevojshme për ata që janë prekur nga tërmeti dhe ne jemi aq mirënjohës që ka ardhur një kompani e kësaj madhësie për të ndihmuar njerëzit tanë në nevojë.”

Gjithashtu edhe themeluesi dhe CEO i saj, Arbër Hajdari ka zgjedhur profilin e tij të Instagram për të ndarë me shqiptarët këtë moment kaq të rëndësishëm. “Kompania Amazon ndihma për të prekurit nga tërmeti, në bashkëpunim me Fundjavë Ndryshe! 5 kamionët e parë me krevatë, çadra, batanije mbërritën. Vlera e kontributit fillestar të Amazon për ndihmat që kanë sjellë është 240.000$! Thank you Amazon”

Lexoni edhe: Mbështetje pas tërmetit. Nga diaspora e Bostonit nis fushata gjithëpërfshirëse
Biznesmeni Shefqet Kastrati, dhuron 1.5 milionë euro për të dëmtuarit nga tërmeti
Behgjet Pacolli dhuron 1 milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri
Personazhe të njohur solidarizohen me të prekurit nga tërmeti. Ja çfarë kanë bërë ata

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0