Personazhe të njohur solidarizohen me të prekurit nga tërmeti. Ja çfarë kanë bërë ata - Business Magazine Albania

Personazhe të njohur solidarizohen me të prekurit nga tërmeti. Ja çfarë kanë bërë ata


Tërmeti i së martës që tronditi Shqipërinë duke shkaktuar jo vetëm dëme të mëdha materiale, por duke marrë edhe jetë njerëzish, ka nxitur reagimin e personazheve të njohur të ekranit.

Personazhe si Rita Ora, Dua Lipa, Capital T, Ledri Vula,Noizy, Flori Mumajesi, Genc Prevlukaj, Elvana Gjata, Kledi Kadiu, Albi Nako, Adrola Dushi e shumë të tjerë janë solidarizuar duke shprehur publikisht ndihmën dhe ngushëllimet e tyre për Shqipërinë në rrjetet sociale.

Lexoni: Tërmet i fuqishëm në Durrës. Forca emergjence nga disa vende të huaja. Fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i dobët

Tërmeti që ka lënë pas dhjetra të vdekur, qindra të plagosur ka solidarizuar shumë banorë dhe personazhe të njohur në të gjithë botën. Qytetet më të prekura nga tërmeti janë Durrësi, Lezha dhe Tirana, ku shumë banesa janë kthyer në gërmadha e shumë qytetarë e kanë kaluar natën nëpër çadra.

Shumica e personazheve shqiptare kanë postuar në profilet personale me shprehjen më të përdorur ‘Pray for Albania’ (Lutuni për Shqipërinë), ‘Zoti e bekoftë Shqipërinë’ apo shprehje të tjera që kanë si kryefjalë tragjedinë e ndodhur në orët e para të mëngjesit së ditës së martë.

Modelja shqiptare Emine Cunmulaj, e cila i është bashkuar fondacionit “Fundjave Ndryshe”, u ka bërë thirrje të gjithë personazheve të njohur të solidarizohen dhe të dhurojnë sadopak për personat që janë prekur nga tërmeti.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka reaguar duke postuar në profilin e saj foton e flamurit shqiptar me shkrimin “Zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti.” Ajo madje u ka bërë thirrje edhe miqve të saj që të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Një tjetër këngëtare origjinë shqiptare që ka reaguar është edhe Dua Lipa. Ajo gjithashtu ka postuar në profilin e saj një foto të flamurit shqiptar me shkrimin: “E shkatërruar nga lajmet e këqija. Zemra dhe lutjet e mia janë me shqiptarët. Ju dërgoj të gjithë dashurinë time në këtë kohë vështirë”.

Pjesë e këtij solidarizimi kanë qenë edhe motrat Nora dhe Era Istrefi duke mbështetur të gjithë shqiptarët e prekur nga tërmeti. Nora ka publikuar në profilin e saj foto të ndryshme nga Durrësi dhe Thumana duke shkruar krah tyre “Lutem për ju populli im”. Ndërsa Era përmes postimit është shprehur shumë e shqetësuar për gjendjen e kombit të saj.

Nuk ka munguar as reagimi i këngëtares Bleona Qereti ku ajo ka reflektuar mbi jetën dhe gjërat që kanë më shumë rëndësi pas tragjedive të tilla. “Zoti na rujt. Ne dore te tij, kujtoni Zotin se sa te vegjel jemi. Uroj te jeni mirë”, ishin fjalët e saj.

Gjithashtu Bleona së bashku me aktorin Bes Kallakun kanë anulluar premirën e filmit të tyre në Prishtinë përmes një postimi që shkuran “Të dashur miq. Ju bashkëkombas të Kosovës, Shqipërisë së përtej Drinit. Për shkak të situatës së rënduar nga tërmetet edhe në dhimbje për jetët e humbura, nuk ma bën zemra që nesër të mbaj premierën e filmit “Falco” në Prishtinë, ashtu sic ishte caktuar. Zoti ju rujt. Ju falenderoj përzemërsisht edhe për mobilizimin tuaj dhe ndihmën që po ofroni vëllezër!”

Artistë të tjerë kanë shprehur gjithashtu se janë pranë shqiptarëve të prekur nga tërmeti duke theksuar se më shumë se kurrë të gjithë shqiptarët duhet të jenë të bashkuar dhe ta ndihmojnë njeri-tjetrin.

Make-up artisti shqiptar Mario ka ofruar mbështetje morale dhe financiare për shqiptarët e prekuar nga tërmeti përmes një postimi në profilin e tij. “U zgjova nga ky lajm i trishtuar për tërmetin në Shqipëri. Lutjet nuk janë të mjaftueshme. Unë po përpiqem të gjej një organizatë që mund të dhurojmë për të ndihmuar viktimat dhe familjet e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë. Ju lutem më njoftoni në komente nëse ka diçka të vendosur për të ndihmuar pasi nuk mund ta gjej një të drejtë tani. Faleminderit”, ka shkuar Mario krah fotos.

Personazhe të tjerë shqiptarë kanë hapur dyert e shtëpisë për të gjithë të prekurit ku ndër të parët që ka ofruar ndihmë është reperi nga Kosova, Genc Prevlukaj, i cili ofron shtëpinë e tij në Martinaj, Plavë në Malin e Zi.

Ai shkruan në profilin e tij: “Ju njerëz të mirë në Shqipëri. Nëse njihni familje që kanë nevojë të strehohen, kanë mbetur pa kulm mbi kokë, nga tërmeti i sotëm, unë kam një shtëpi në Martinaj të Plavës në Mal të Zi, në të cilën mund të vendosen 2 familje”.

Lexoni: Shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe ngrihet Komiteti Kombëtar për Rindërtimin

Reperi Capital T ka postuar një video në Instagram me një numër telefoni për të gjitha familjet që kanë nevojë për ndihmën e tij.

Edhe aktori Fatmir Spahiu ka ofruar strehim për 10 persona në Kosovë derisa të qetësohet situata në Shqipëri. “Deri në 10 persona nga Shqipëria i strehoj në Kosovë deri sa gjendja të qetësohet! Nëse dini ndonjë familje më shkruani në mesazh”.

Gjithashtu artisti Ledri Vula përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se familja e tij mund të ndihmojë mbi 10 persona të pastrehë. “Njoftim. Vula Residenc ofron strehim dhe ushqim në Prishtinë për të pastrehët e Thumanit apo Durrësit. Në apartamente mund të strehohen 10 persona të rritur plus 3-4 fëmijë,” ka shkruar Ledri Vula.

Modelet shqiptare Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi kanë qenë ndër personazhet që kanë ndërmarrë nismën e një fushate për të ardhur në ndihmë këtyre personave. “Tërmeti që shkundi Shqipërinë, ka shkundur zemrën e çdo shqiptari… Të gjithë bashkë mund të bëjmë diçka për ta ndryshuar realitetin e trishtë të Shqipërisë sot. Le të veprojme me zemër!”, janë shprehur modelet shqiptare.

Balerini i mirënjohur shqiptar Kledi Kadiu dhe Albi Nako, të cilët do të mbanin një workshop në ‘Albi Nako Dance Academy’, kanë zbuluar se të gjitha të ardhurat që do të mblidhen prej tij do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

“Ishte parashikuar sot ardhja e balerinit të njohur Kledi Kadiu nga Italia në Tiranë për mbarëvajtjen e një ‘ëorkshop’ në ambientet e Albi Nako Dance Academy, por tragjedia që pllakosi sot Shqipërinë bëri që ky event të shtyhet në datën 3 dhjetor. Gjithë të ardhurat e këtij ‘workshopi’ shkojnë në ndihmë të familjeve të dëmtuara. Jam i lumtur që këtë iniciativë e morëm bashkë. Faleminderit Kledi. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”, ka shkruar Albi në profilin e tij të Instagram.

Ndërkohë reperi Noizy bashkë me qytetarët ka përgatitur ushqim për të prekurit nga tërmeti. Ai përmes rrjeteve sociale ka treguar se kushdo që ka nevojë për ushqim, mund të ushqehet tek stadiumi në Durrës. Ai ka publikuar disa pamje, ku shihet duke përgatitur ushqimin bashkë ne qytetarët.

“Edhe pse patëm fatkeqësi zemrat nuk i prishëm, madje mësuam se sa shumë e duam njëri tjetrin. Nuk kam fjalë për xhestin e shqiptarëve të Kosovës dhe të Maqedonisë, mund të kem parë vetë me sytë e mi mbi 50 kamiona me ndihma për vëllezerit dhe motrat e tyre që kishin nevojë, si me ushqim por edhe jorganë e batanie. BRAVO! Kam qarë shumë, jo nga frika por nga gëzimi dhe jam i mbushur plot me energji. Do ju lutesha organizatave dhe njerëzve që kontribuojnë, të ketë kontroll mbi gjithçka sepse nuk duhet abuzuar me mirësinë, ju që kontribuoni duhet të siguroheni që atë që ju na ofroni të shkojë në vendin e duhur. Edhe një herë në emër të gjithë shqiptarëve ju falenderoj nga zemra. Zoti qoftë me të gjithë ju dhe familjet tuaja. Uroj që këto lloj fatkeqësish mos të ndodhin më kurrë. Zinjo”, ka shkruar reperi.

Lexoni: Zhgjëndra e një muzgu dimri nën heshtjen e rrënojave

Kjo tragjedi ka bashkuar të gjithë botën e sportit, ku klubet e Superiores, ashtu si edhe futbollistët, trajnerët e jo vetëm janë bërë bashkë për të shprehur mbështetjen dhe solidarizimin e tyre.

Gjithashtu shumë pronarë hotelesh kanë vënë në dispozicion ambientet akomoduese për të prekurit nga tërmeti.

Vasil Bedinaj, pronari i “Regina Group” ka vënë në dispozicion të gjithë njësitë akomoduese të hotelerisë për personat e prekur nga tërmetet. Si dhe ai i bën thirrje edhe biznesmenëve të tjerë të solidarizohen me bashkëkombasit dhe ta kalojmë së bashku këtë moment të vështirë, duke ndihmuar njëri-tjetrin.

“Miq, në këto orë të vështira për Shqipërinë duam t’ju gjendemi pranë bashkëqytetarëve të prekur. Regina Group nga ky moment vë në dispozicion rrjetin e hoteleve të saj, për akomodim të familjeve të prekura. Hotel Regina City, Florence, Al Hotel dhe Jerolda Hotel vihen në dispozicion të shtabit të energjencave. Vlora fatmirësisht është një vend i sigurt për akomodim në këtë moment. Ftoj bizneset e qytetit të solidarizohen, vendi po kalon momente të vështira. Lutemi për Shqipërinë e solidarizohemi me dhimbjen e vëllezërve e motrave që luftuan për jetën, ata që ende luftojnë apo ata që humbën përballjen me natyrën”, shkruan Bedinaj në rrjetet sociale.

Ekipe të specializuara kanë ardhur nga Kosova, Italia, Turqia, Rumania, Zvicra e Greqia ndërsa kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur shumë vende të tjera.

Nuk kanë munguar fushatat e ndërmarra për mbledhje fondesh nga shqiptarët në mbarë botën, por jo vetëm.

Më shumë mund të lexoni: Bashkohu edhe ti! Solidaritet me të prekurit nga tërmeti

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0