Amazon: Punët e reja për njerëzit në një botë të dominuar nga robotët! - Business Magazine Albania

Amazon: Punët e reja për njerëzit në një botë të dominuar nga robotët!

Amazon: Punët e reja për njerëzit në një botë të dominuar nga robotët!

Industria e teknologjisë duket se ka dy ide kryesore kur bëhet fjalë për vendin që do të zënë punonjësit njerëzorë në një botë të fuqizuar nga inteligjenca artificiale. Njëra është se të gjitha punët , përveç punëve të tyre , do të kryhen nga robotë. (Investitori i njohur Marc Andreessen duket se beson se puna e tij si investitor nuk mund të zëvendësohet kurrë nga një robot).

Ndërsa mendimi tjetër është se robotët do të kryejnë detyrat e lodhshme dhe monotone, duke vepruar si ndihmës të njerëzve në vendin e punës, ndërkohë që njerëzit do të merren me punë të reja të krijuara nga revolucioni i AI. Historia mbështet më shumë këtë të dytën. Forumi Ekonomik Botëror parashikon se rreth 92 milionë role do të zhduken për shkak të trendeve teknologjike aktuale, por se do të krijohen 170 milionë vende të reja pune. Po për ata që nuk kanë fuqinë ekonomike apo interesin për të ndjekur një master në AI apo machine learning veçanërisht për punonjësit me kualifikim të ulët, si ata në magazina, çfarë do të thotë e ardhmja me robotë për ta?

Amazon dha një sinjal mbi një rrugë të mundshme të mërkurën, kur njoftoi përparime të mëdha drejt zëvendësimit të punonjësve të magazinave me robotë, duke prezantuar robotin e ri “Vulcan” që mund të “ndiejë”. “Vulcan po ndihmon në rritjen e sigurisë në punë duke marrë përsipër detyra që janë të vështira fizikisht për trupin e njeriut, ndërkohë që krijon mundësi për punonjësit tanë të zhvillojnë aftësi në mirëmbajtjen e robotikës,” shkroi CEO i Amazon-it, Andy Jassy, në platformën X. Në të njëjtin njoftim, Amazon përshkruante sesi ky robot do të punojë krah për krah me njerëzit, duke mbledhur artikuj nga rafte shumë të larta apo shumë të ulëta  duke shmangur që punonjësit të ngjiten lart apo të përkulen vazhdimisht. Njerëzit do të vazhdojnë të merren vetëm me artikujt që ndodhen në lartësi mesatare ose ato që roboti “me ndjeshmëri” nuk arrin t’i kapë. Në të njëjtën kohë, Amazon theksoi se po trajnon një numër të vogël punonjësish magazinash për t’u kthyer në teknikë të mirëmbajtjes së robotëve, ndërkohë që roboti merr përsipër më shumë detyra të mbledhjes së produkteve. “Këta robotë  të cilët ndihmojnë në përfundimin e 75% të porosive të klientëve , kanë krijuar qindra kategori të reja pune në Amazon, që nga monitoruesit e dyshemeve robotike deri te inxhinierët e mirëmbajtjes në vend,” thuhet në blog, duke shtuar se kompania ofron një program ritrainimi për punonjësit që duan të mësojnë aftësi të reja në këtë fushë.

lexo dhe:E fundit/ SHBA dhe Kina bien dakord për një armëpushim tregtar 90-ditor

Megjithatë, Amazon nuk tha se kjo do të ishte një zëvendësim 1:1. Nuk do të nevojiten aq njerëz për të mbikëqyrur robotët sa ç’duhen për të përmbushur vetë porositë. Dhe jo të gjithë kanë aftësinë apo dëshirën për t’u kthyer në mekanikë të robotëve. Por fakti që Amazon përmendi programin e ritrainimit bashkë me prezantimin e Vulcan është domethënës. Kjo sepse deri tani ka pasur shumë pak prova se si do të duket bota pas robotizimit për punonjësit e zakonshëm. (Një themelues i një startup-i të AI tha madje për TechCrunch se në një botë ku AI i bën të gjitha punët, njerëzit thjesht do të jetonin me ndihmë ekonomike nga shteti.) Por ndoshta, në vend të arkëtarëve, do të kemi “monitorues automatizimi”, njësoj si tani që një punonjës mbikëqyr një rresht të tërë kasash vetëshërbyese. Në vend të kuzhinierëve në fast-food, punonjësit do të mbikëqyrin robotët që gatuajnë, e kështu me radhë. Përdorimi i robotëve do të bëhet si përdorimi i kompjuterit: pothuajse të gjithë duhet ta mësojnë për të qenë të punësueshëm. Nga ana tjetër, ndoshta kjo botë totalisht e automatizuar nuk do të materializohet kurrë. Robotët mund të mbeten privilegj i kompanive të mëdha dhe me buxhet të lartë,  siç ndodh me Amazon apo me prodhimin e makinave  ndërkohë që shumica e shitjeve me pakicë, restoranteve dhe punëve të shoferëve do të vazhdojnë të bëhen nga njerëzit. Të paktën për disa dekada.

Mos harroni, Amazon është kompania që përpiqej t’u shiste supermarketeve dhe dyqaneve teknologjinë e automatizuar “Amazon Go”. Por industria e shitjes me pakicë, që nuk është fort e dashuruar me Amazon-in si konkurrent, nuk ishte shumë e interesuar. Teknologjia më vonë u zbulua se mbështetej te punonjës në Indi që shikonin dhe etiketonin pamjet video, dhe madje vetë Amazon e reduktoi përdorimin e saj. Kjo teknologji,  qoftë nga Amazon apo të tjerë  është pothuajse e padukshme në treg sot.

techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0