Amazon për herë të parë është më i madh se Microsoft

Amazon për herë të parë është më i madh se Microsoft


Aksionet e Amazon u rritën me 2.57% ditën e mërkurë, duke e bërë vlerën e saj në treg më të madhe se Microsoft për herë të parë. Gjigandi i tregtisë elektronike tani është kompania e tretë më e madhe në SHBA, pas Apple (849.24 miliardë dollarë) dhe Google (744.73 miliardë dollarë), sipas të dhënave nga Markets Insider.

Aksionet e Amazon u mbyllën ditën e mërkurë me 1,451$ , duke rezultuar me një kapital prej 602.46 miliardë $ në treg – 2.7% më i madh se 700.56 miliardë$ i Microsoft.

Aksionet 23-vjeçare të Amazon kanë tejkaluar tashmë ato 43-vjeçare të Microsoft-it në vitin e kaluar, duke u rritur 72% krahasuar me 41%. Rritja e ka bërë CEO-n Jeff Bezos personin më të pasur në botë, një titull që e vodhi nga bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates.

/MarketsInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0