AllWeb: Aplikoni për një nga 10 biletat falas ofruar nga Yunus Social Business - Business Magazine Albania

AllWeb: Aplikoni për një nga 10 biletat falas ofruar nga Yunus Social Business



Yunus Social Business mundëson pjesëmarrjen për Startup-et e reja në AllWeb, Konferencën e Parë të Marketingut Dixhital në Tiranë.

Si pjesë e misionit të saj për të fuqizuar sipërmarrjet e reja me një impakt social, Yunus Social Business ka lidhur partneritetin e saj me AllWeb Albania – Konferencën e Parë të Marketingut Dixhital në Tiranë.

Komunikimi dixhital dhe kjo epokë e re që po sjell risi teknologjike marramendëse po zhdukin pengesat e kufijve territorialë. Tashmë nuk ka rëndësi në cilin cep të botës gjendesh. Kudo që ti ndodhesh mund të punosh, të krijosh sipërmarrjen tënde duke ofruar alternativa zgjidhjeje që i shërbejnë një komuniteti më të madh se vendi ku jeton.

Sipërmarrjet Startup po zhvillohen me ritëm të shpejtë dhe zgjidhjet dixhitale janë në fokus të këtij evolucioni teknologjik.

Yunus Social Business do të ofrojë mbështetje për të gjithë sipërmarrjet e reja startup në Shqipëri, të cilat kanë një impakt social, 10 Bileta FALAS për të marrë pjesë në Konferencën AllWeb.

Për të përfituar mundësinë e Biletave FALAS, aplikantët që kanë një sipërmarrje startup me impakt social duhet të aplikojnë në linkun:  https://goo.gl/forms/COnvdO2diMUWEm4p2

Kjo Konferencë organizohet në datë 20 Tetor, nga ora 09:00 – 18:00, tek Tirana Business Park dhe mbledh brenda saj folës të njohur ndërkombëtarisht, nga bota dhe rajoni. Formati i konferencës përbëhet nga prezantime dinamike, ritëm i shpejtë, larmi tematikash dhe panele në të cilat trajtohen e tashmja dhe e ardhmja e komunikimeve dixhitale dhe zgjidhjeve inovative.

Aplikimet janë të hapura deri më datë 16 Tetor në mesnatë dhe të përzgjedhurit do të njoftohen më datë 18 Tetor.

Kriteret e përzgjedhjes janë:

1. mosha deri në 30 vjeç;
2.startupi ka ose synon prodhimin e një impakti të rëndësishëm pozitiv tek nje grup i popullsisë/komuniteti në Shqipëri;
3.startupet që vijnë apo veprojnë në zonat/rrethet jashtë Tiranës kanë preferencë (por ky nuk është kusht skualifikues)

 

JE NJË STARTUP DHE PO PUNON PËR ZGJIDHJE ME IMPAKT SOCIAL?

APLIKO KËTU PËR BILETËN FALAS!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0