Alen Saqe, CEO i Dentem, i ftuari i tretë i “The Key to Success 3.0” - Business Magazine Albania

Alen Saqe, CEO i Dentem, i ftuari i tretë i “The Key to Success 3.0”


I ftuari i tretë ishte CEO dhe bashkë-themeluesi i Dentem, Alen Saqe. Alen ndau me studentët e Universitetit Epoka përvojën e tij në ndërtimin e një kompanie si Dentem, një platformë e unifikuar për menaxhimin e detyrave të përditshme, automatizimin e marrëdhënieve me klientët dhe pranimin e rezervimit online për dentistët.

Ai gjithashtu tregoi për përpjekjet e tij të mëparshme për krijimin e bizneseve të suksesshme, të cilat kishin dështuar. Megjithatë, ai mësoi shumë nga ato përvoja dhe siç e përmend Alen, “ishte më mirë që të ndodhte ashtu”. Të gjitha këto përvoja e ndihmuan atë në ndërtimin e platformës së suksesshme Dentem. Tani ai është më i përgatitur dhe i gatshëm të merret me vështirësitë që paraqet tregu shqiptar.

Ajo që e bën këtë të ftuar të veçantë është se ai ka njohuri të thella të fushave të biznesit dhe informatikës. Ai është një biznesmen dhe një programues i mirë, aftësi e cila e ndihmoi atë të themelonte kompaninë e tij. Plani i tij për të ardhmen e Dentem përfshin aplikimin e Inteligjencës Artificiale, Realitetit Virtual, Realitetit të Shtuar dhe Machine Learning.

Alen dha disa këshilla shumë të rëndësishme për studentët:

  • “Investoni në veten tuaj”
  • “Prano investime nga të tjerët”
  • “Investoni tek të tjerët”
  • “Ji kurioz”

Burimi: epoka.edu.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0