ALBtelecom fiton çmimin "Best Telco Cloud Partnership" mes emrave botërorë të telekomunikacionit - Business Magazine Albania

ALBtelecom fiton çmimin “Best Telco Cloud Partnership” mes emrave botërorë të telekomunikacionit


Eventi më i madh i përvitshëm i teknologjisë Cloud i njohur si “Telco Cloud Forum” u mbajt më 25 dhe 26 prill, në Londër. Në këtë event pasqyrohen të gjitha zhvillimet dhe risitë e ofruara nga kompanitë e telekomunikacionit në tregjet e tyre respektive përsa i përket implementimit dhe përditësimit të vazhdueshëm të teknologjisë Cloud.

ALBtelecomPjesëmarrës të përvitshëm të forumit janë kompanitë Telco më të rëndësishme sot në botë, që janë faktor në zhvillimin dhe rregullimin e tregjeve të telekomunikacionit në Europë e më gjerë.

Emra të mëdhenj si “Telefonica”, “Deutsche Telekom”, “Vodafone”, “Korea Telecom”, “Magyar Telecom”, etj. prezantuan të gjitha trendet dhe risitë e teknologjisë cloud, të implementuara nga ofruesit më të mëdhenj të kompanive të telekomunikacionit në tregjet e tyre.

Gjithashtu, si ndodh në të tilla eventet ndërkombëtare, panele të ndryshme teknicienësh dhe përfaqësuesish të lartë diskutuan e ofruan zgjidhje dhe ide rreth trendeve dhe pritshmërive të teknologjisë cloud për kohën në vazhdim.

ALBtelecom ishte pjesë e eventit, jo vetëm si një lider për vendin nga vjen, por edhe për të prezantuar zhvillimet më të reja Cloud që ai aktualisht ofron në tregun shqiptar, si edhe risitë që ai ka sjellë në këtë treg të vogël, por konkurrues. Forumi, ndër të tjera, ka në axhendën e tij pesë çmime të rëndësishme, të cilat ndahen në pesë kategori të veçanta, njëra prej të cilave është “Best Telco Cloud Partnership”.

ALBtelecom aplikoi në këtë kategori për zgjidhjet më të mira Cloud që ajo tashmë ofron në Shqipëri, aplikim ky që rezultoi fitues dhe e shpalli ALBtelecom-in të vetmen kompani fituese në rajon.

burimi: albtelecom

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0