Aktivizimi i të rinjve drejt sipërmarrjes, ky është qëllimi i EUIN dhe World Vision - Business Magazine Albania

Aktivizimi i të rinjve drejt sipërmarrjes, ky është qëllimi i EUIN dhe World Vision


Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se niveli i papunësisë tek të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç është i lartë në Shqipëri dhe ky fenomen prek veçanërisht ata të rinj që jetojnë në zona të largëta ku niveli i papunësisë është edhe më i lartë.

Lexoni: “Nëse nuk është e VËSHTIRË DHE SFIDUESE atëhere ndoshta ti nuk po kërkon maksimumin!”

World Vision në bashkëpunim me Qendrën për Informim të Bashkimit Europian organizuan një forum për motivimin e të rinjve drejt sipërmarrjes sociale, punësimit dhe vetë-punësimit.

Juljan Papaproko i World Vision theksoi se objektivi i këtij eventi është të krijojë një platformë të qëndrueshme për të informuar të rinjtë me praktika, projekte dhe shembuj biznesi, por edhe anasjelltas, që këto praktika të njihen edhe me të rinjtë dhe nevojat e tyre për t’u zhvilluar nga pikëpamja e biznesit.

Sipërmarrës të rinj e të suksesshëm nga vende të ndryshme të Shqipërisë sollën eksperiencat e tyre. Ende në moshë të re ata arritën të kthejnë idetë e tyre krijuese në biznese konkrete fitimprurëse që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe social të komunitetit ku ata punojnë si Mullixhiu dhe PITUPI.

Ata treguan se si përmes biznesit të tyre kanë arritur që jo vetëm të jenë të suksesshëm, por edhe të përmirësojnë cilësinë e jetës në komunitete të varfra duke krijuar biznese të tjera të vogla dhe duke hapur mundësi punësimi.

Në sesionin e dytë vëmendja u fokusua tek angazhimi i të rinjve në aktivitete dhe projekte që zhvillojnë aftësitë e tyre për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut të punës, mundësitë e programeve të BE-së dhe donatorëve të tjerë.

Lexoni: Julia Goga-Cooke: Kalimi nga i punësuar në BOS I VETVETES është vërtet emocionues

Eni Muci, përfaqësuese e Agjencisë për sipërmarrje sociale informoi se studentët e akademisë do bëjnë dizajne dhe zejtarët do i prodhojnë e kështu do krijojnë një markë. Një bashkëpunim i tillë, sipas saj, i jep mundësi punësimi më shumë qytetarëve.

Përfaqësuesja e PNUD-t, Besa Fuga tha se programi i vetëpunësimit është një nga ato programe që i ka rezultatet e prekshme. “Ka mbi 1 mijë aplikime nga të rinj të moshave 18-30 vjeç. Ka pasur ide lidhur me teknologjinë, inovacionin, por edhe bujqësinë, pra në fusha të ndryshme”, shprehet Fuga.

burimi: ATA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0