“Megjithëse struktura aktuale e udhëheqjes, në të cilën pozicionet e Kryetarit dhe Drejtorit Ekzekutiv mbahen nga një person, mund të ofrojnë një udhëheqje efektive për Teslën në fazën e hershme, tani në këtë industri teknologjike shumë më konkuruese dhe në ndryshim të shpejtë, ështe më e vështirë për të mbikëqyrur biznesin dhe menaxhimin e lartë të saj (sidomos për të minimizuar çdo konflikt të mundshëm) që mund të rezultojë nga kombinimi i pozicioneve të CEO dhe Kryetarit,” shkroi Zhao në propozimin e tij.
Zhao, i cili mban disa aksione në kompani, gjithashtu vuri në dukje pozicionet e Musk në SolarCity dhe SpaceX dhe se si përfshirja e tij mund të çonte në konflikte gjatë rrugës.
Por bordi tashmë ka shprehur kundërshtimin e tij, duke rekomanduar një votim kundër këtij propozimi. Në deklaratën e tij, bordi thotë se suksesi i Tesla nuk do të kishte qenë i mundur pa Musk në krye të bordit dhe vetë kompanisë.
Lexoni: Ja çfarë ndodh kur kalon një ditë si Elon Musk
Bordi beson se suksesi i kompanisë deri më sot nuk do të ishte e mundur nëse do të drejtohej nga një drejtor tjetër që nuk do të kishte ekspozimin e përditshëm të Elon Musk në biznesin e kompanisë. Duke theksuar që Elon Musk e ka bërë si duhet detyrën e tij.
Bordi shpreh se kompania është ende në një pikë të zhvillimit të saj, ku duhet të punohet fort për të realizuar qëllimet afatgjata dhe ndarja e roleve të CEO dhe Kryetarit të bordit në këtë kohë nuk do t’i shërbejë interesave në të mirë të Shoqërisë apo të aksionarëve të saj.
burimi: TechCrunch
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto